LAJMI I FUNDIT:

KMDLNJ përkrahë kërkesat e Sindikatës së Policisë së Kosovës

KMDLNJ përkrahë kërkesat e Sindikatës së Policisë së Kosovës

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka shprehur përkrahjen për Sindikatën e Policisë së Kosovës, të cilët ditë më parë kërkuan nga qeveria plotësimin e disa kërkesave.

Sindikata e Policisë ka kërkuar zbatimin e pakos emergjente, shujtën për policë, etj.


Sindikata e Policisë paralajmëron protesta, Kamberi: Mos na lejoni të dalim në protestë, revolta është shumë e madhe
Lexo po ashtu Sindikata e Policisë paralajmëron protesta, Kamberi: Mos na lejoni të dalim në protestë, revolta është shumë e madhe

Lexoni të plotë reagimin e KMDLNJ-së:

“Sindikata e Policisë së Kosovës i është drejtuar qeverisë së Kosovës me një kërkesë ku janë arsyetuar përpjekjet e vazhdueshme që i bënë kjo sindikatë për realizimin e të drejtave të Policisë së Kosovës e që janë përgjegjësi ekskluzive e qeverisë. Kërkesa e Sindikatës së Policisë së Kosovës edhe nga qeveritë paraprake nuk ishin përfillur apo ishin bërë përpjekje për zgjidhje të pjesshme e që nuk përmbushte as përsëafërmi nevojat e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës prandaj kjo sindikatë e afatizoi përmbushjen e kërkesave në të kundërtën Policia do të bëjë grevë duke e ndërprerë punën.

Realisht, sipas ligjeve në fuqi, Policia e Kosovës, si shërbim shumë specifik dhe i pazëvendësueshëm për sigurinë e qytetarëve si dhe sigurinë e shtetit nuk ka të drejtë të bëjë grevë përveç se mund t’i lejohet që për një kohë të shkurtër përfaqësuesit e tyre të mblidhen duke i adresuar shqetësimet e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, interesat e të cilëve i përfaqësojnë dhe i mbrojnë. Pas shpërthimit të pandemisë së shkaktuar nga COVID – 19, Policia e Kosovës mori përgjegjësi shtesë, me orar të zgjatur, pa u përcaktuar stimulimi material në përputhje me rrethanat e krijuara.

KMDLNj vlerëson se kërkesat e listuar nga Sindikata e Policisë së Kosovës janë krejtësisht të arsyeshme dhe të cilat duhet të përmbushen nga qeveria e Kosovës, pa humbur kohë ose pa kërkuar të fitohet kohë për realizimin e tyre e që pastaj nuk realizohen apo realizohen në mënyrë të cunguar e që ndikon në cilësinë e punës së Policisë së Kosovës. Policia e Kosovës, sipas shumë hulumtimeve është njëri ndër institucionet më të besueshme sikur që konsiderohet njëra ndër institucionet për zbatim të ligjit ndër më profesionalet në rajon prandaj intervenimi i qeverisë së Kosovës duhet të jetë i menjëhershëm në mënyrë që të ruaj dhe përparojë cilësinë e punës së Policisë së Kosovës.

KMDLNj përkrahë në tërësi kërkesat e Sindikatës së Policisë së Kosovës, duke i vlerësuar si të arsyeshme dhe domosdoshmërisht të realizueshme dhe çdo përpjekje për mospërmbushjen e tyre e vlerëson si hapje e derës për rritje të korrupsionit brenda këtij institucioni si dhe dukurive tjera negative.

Është e papranueshme që Policia e Kosovës të përkrahet vetëm kur të pësojë gjatë punës që e bëjnë sikur që KMDLNj kërkon që kjo çështje të zgjidhet duke marrë parasysh praktikat më të mira të vendeve të rajonit që kanë krijuar infrastrukturë ligjore e cila nuk lë asnjë hamendesim për trajtimin e policëve, që nga sigurimi shëndetësorë, rritja e pagave në përputhje me rritjen e kostos së shpenzimeve dhe të tjera e që Policia e Kosovës nuk e ka të siguruar me ligjet aktuale.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori