Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), ka reaguar lidhur me situatën në arsim, ku po vazhdojnë ende paqartësitë rreth kompensimit të orëve të humbura mësimore.
KMDLNj përmes një njoftimi për media ka thënë se SBASHK-u, pasi shkaktoi çrregullime të mëdha në sistemin arsimor parauniversitar duke organizuar grevë 15 ditëshe, jo për përmirësimin e kushteve të punës për mësimdhënësit dhe nxënësit por për shkak të rritjes së pagave, pas një marrëveshjeje për ngritjen e koeficientit të pagës (përmes shantazhimit se greva do të zgjasë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre), përsëri po kërcënon me greva për shkak të “presionit” që i bëhet për kompensimin e orëve të humbura për të cilat janë paguar sikur të kishin punuar me përkushtimin më të madh.
” Kërkesa e fundit e SBASHK-ut për kushtëzimin e zëvendësimit të orëve përveç se është moralisht e papranueshme, kundër të drejtave të njeriut, është edhe ligjërisht e dënueshme për faktin se kushtëzimin apo shantazhimin po e përdorin si mjet për përfitime personale duke e dëmtuar një numër të madh të nxënësve si dhe prindërit e tyre.”, thuhet në njoftimin e KMDLNj-së.
KMDLNj ka theksuar se nëse MASHT-i i nënshtrohet shantazhimit nga SBASHK-u atëherë do të kërkojnë publikisht dorëheqjen e ministrit të MASHT dhe përgjegjësi ligjore për të.
Njoftimi i plotë:
SBASHK-u, pasi shkaktoi çrregullime të mëdha në sistemin arsimor parauniversitar duke organizuar grevë 15 ditëshe, jo për përmirësimin e kushteve të punës për mësimdhënësit dhe nxënësit por për shkak të rritjes së pagave, pas një marrëveshjeje për ngritjen e koeficientit të pagës (përmes shantazhimit se greva do të zgjasë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre), përsëri po kërcënon me greva për shkak të “presionit” që i bëhet për kompensimin e orëve të humbura për të cilat janë paguar sikur të kishin punuar me përkushtimin më të madh.
SBASHK-u, me këto veprime të papërgjegjshme dhe përfituese në mënyrë flagrante po i shkelë të drejtat e nxënësve për një arsimim cilësor dhe në përputhje me dinamikën e përcaktuar sipas planprogrameve të miratuara nga institucionet kompetente. Kërkesa e fundit e SBASHK-ut për kushtëzimin e zëvendësimit të orëve përveç se është moralisht e papranueshme, kundër të drejtave të njeriut, është edhe ligjërisht e dënueshme për faktin se kushtëzimin apo shantazhimin po e përdorin si mjet për përfitime personale duke e dëmtuar një numër të madh të nxënësve si dhe prindërit e tyre.
Ligji për Grevat po keqpërdoret pamoralshëm nga SBASHK-u sepse, nuk keni të drejtë që në emër të realizimit të drejtave tuaja (SBASHK-u), t’ua shkelni të drejtat e fëmijëve – nxënësve. Nëse MASHT-i i nënshtrohet shantazhimit nga SBASHK-u atëherë KMDLNj do të kërkojë publikisht dorëheqjen e ministrit të MASHT dhe përgjegjësi ligjore për të.
KMDLNj kërkon një kundërshtim të vendosur të Këshilli të Prindërve ndaj aventurave shantazhuese të SBASHK-ut duke i dërguar fëmijët në orët plotësuese sikur që kërkon që Këshilli i Prindërve të vë para përgjegjësisë donkishotët e SBASHK-ut, të cilëve as që iu intereson pësimi i nxënësve dhe çdo veprim ia kanë nënshtruar interesit personal eksklizivisht material.
Aq të pacipë janë drejtuesit e SBASHK-ut sepse në asnjë rast nuk kanë kërkuar përmirësimin e kushteve për arsimtarë dhe nxënës, angazhimin kundër largimit nga shkolla të femrave, sigurimin e transportit për nxënës në gjendje të rëndë ekonomike apo të tjera kushte që , pa asnjë dyshim do të pranoheshin nga të gjithë por këmbëngulin vetëm në përfitime personale.
Duket se kushtëzimi i SBASHK-ut nuk ka fund; sa më shumë t’ua plotësoni dëshirat, aq më tepër do t’i rrisin kërkesat! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

SPAK me 24 masa sigurie për zyrtarët e Universitetit, Rama thërret rektorin në mbledhje partie, politologu Krasniqi: Absurde dhe shkelje kushtetuese, ligjore

Angellovska-Bezhoska: Politikat e bankave qendrore kanë kontribut të madh për stabilitetit makroekonomik

Vdes Enver Duriqi, të cilit iu vra familja në masakrën e Podujevës

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania