Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka reagua pas debateve të sotme në Kuvendin e Kosovës, në mes ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputetes së PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.
Në reagimin e KMDLNJ, thuhet se Kuvendi i Kosovës nuk është se është i shquar si vend ku dëgjoni mendime, vlerësime dhe qëndrime të mençura e që do të arsyetonin votën e votuesit për disa deputetë.
“Linçimi, fyerja, nënçmimi, stigmatizimi dhe përçmimi janë veprimet më të shpeshta në këtë forum ku do të duhej të ishin kokat përfaqësuese të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, thuhet në reagim, transmeton Telegrafi.
Më tej në reagim thuhet se “në debatin e sotëm përshkallëzoi fjalori i dy zonjave; e ministres së Drejtësisë, znj.Albulena Haxhiu me taban patriotik të dëshmuar edhe në familjen ku ka jetuar si edhe në familjen ku e ka filluar një jetë të re dhe znj.Blerta Deliu”.
“Për KMDLNj-në është i papranueshëm fakti se në këtë qërim hesapesh verbale politike po i ndikohen personat e tretë të dënuar me burgim të përjetshëm e që e vuajnë dënimin në burgjet e Maqedonisë së Veriut duke e ndërlidhur si ‘kunati i Albulena Haxhiut që qenka dënuar për terrorizëm…’. Të gjithë e kanë të qartë se ‘Rasti Kumanova’ asnjëherë nuk ishte sqaruar deri në fund dhe as sot e kësaj dite nuk është sqaruar. Me propozimin e kryetarit të atëhershëm të Kuvendit të Kosovës, z.Kadri Veseli, KMDLNj -ë kishte bërë gati ekipin monitorues për të vizituar të arrestuarit e “Rastit Kumanove” e që ishin nënshtruar një torture mizore dhe se kishte dyshime se dy anëtarë të këtij Grupi ishin ekzekutuar pasi i ishin dorëzuar autoriteteve maqedonase”.
“Më vonë KMDLNj-ë kishte vizituar Ministrinë e Drejtësisë të Maqedonisë së Veriut për të biseduar pikërisht për ‘Rastin Kumanova’”.
Më tej në reagim thuhet se “KMDLNj-ë ka takuar disa herë familjarë të të dënuarve në ‘Rastin Kumanova’ sikur që kishte kërkuar që për shkak të rrethanave të pasqaruara deri në fund ky proces të fillojë nga e para. Të gjithë deputetet e Kuvendit të Kosovës duhet ta kenë të qartë se çdo i dënuar me dënim të plotfuqishëm duhet të cilësohet vetëm si i dënuar dhe pa cilësime si terroristë, radikalistë, islamistë të dhunshëm, kriminel të rrezikshëm, dhunues etj. Qërimi i hesapeve politike midis politikanëve të Kosovës në jo pak raste krejtësisht të papërgjegjshëm duhet t’i kursejnë familjarët që nuk kanë të bëjnë asgjë me mandatin e tyre si deputetë dhe është e pamoralshme dhe e palejueshme gërryerja e zorrëve familjare. Familjet e Grupi Kumanove kanë pësuar shumë, kanë anëtarë të vrarë të familjes, janë të dënuar me burgim të përjetshëm apo dënime të larta prandaj duhet të lihen të qeta në vuajtjet dhe humbjet e tyre”.
KMDLNj-ë fton deputetët e Kuvendit të Kosovës të tregohen më të përgjegjshëm në diskutimet e tyre, të veprojnë në përputhje me mandatin e fituar dhe t’i arsyetojnë votat që i kanë fituar. Gjuha e urrejtjes, e stigmatizimit, e fyerjes, e nënçmimit dhe përçmimit duhet të sanksionohen me ligj, pasi nuk po i nënshtrohen sanksioneve morale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania