Shou për talentet e modës ka pasur disa probleme me producentët pranë stacionit të NBC-së, “Bravo”, dhe me producentët e serialit nga Weinstein Company, duke shtyrë vazhdimisht kohën e rikthimit të spektaklit në ekran.

“E di se fansat e presin Project Runway’, sepse edhe unë mezi pres rifillimin e tij. Të gjithë e dëshirojnë shoun, dhe mendoj se problemi i vetëm është ndërmjet stacioneve televizive. Ju e dini se, sikur të gjithë ju edhe unë pres rikthimin e ‘Project Runway’ në ekran, por kjo nuk është në duart e mia. Prandaj duhet të pres bashkë me ju rifillimin e tij”, ka thënë modelja për “Access Hollywood”.