Patrick Kluivert thotë se ish-klubi i tij, Barcelona duhet të veprojë më shpejt për të nënshkruar me Matthijs de Ligt dhe Frenkie de Jongun.

Holandezi paralajmëron se Manchester City gjithashtu është i interesuar për të dy lojtarët.


2819884

"Ata janë dy lojtarë të mëdhenj që do të përshtaten mirë me Barçën", tha Kluivert për Mundo Deportivo.

"Ata të dy janë reprezentues dhe vlera e tyre po rritet. Ka shumë klube që duan t'i transferojnë ata, por stili i Barcelonës është i rëndësishëm për ta ".

"Unë e di që Manchester City është pas tyre, që është ekonomikisht është një klub i fortë dhe kjo mund të jetë një problem për Barçën".

Ai më tutje ka vlerësuar lartë dyshen e skuadrës së famshme të Holandës, Ajax.

"De Jong është një lojtar i mrekullueshëm. Ai duket sikur (Sergio) Busquets dhe gjithmonë shikon përpara në jetë ".

"De Ligt është një mbrojtës i madh, ai është shumë i fortë, di të manovrojë mirë me topin. Ka të gjitha cilësitë që mund të luajë për çdo ekip, edhe për Barçën", tha Kluivert. /Telegrafi/

telegrafi sport app