Klubi shqiptar Shkumbini nga Peqini ka shtuar në stafin stërvitor një femër, Ilknur Aktas, e cila do të ushtrojë postin e zëvendëstrajneres dhe do të jetë njëkohësisht edhe drejtuese e akademisë.

Shkumbini bën pjesë në Kategorinë e Dytë dhe këtë vit ka ambicie për tu ngjitur më lartë.


“Në kuadër të ngritjes të ekipit, drejtuesit peqinas kanë bërë goditjen e radhës. Një trajnere turke është vënë në dispozicion të stafit teknik dhe do të jetë në krahë të Hetlem Capjes që në sfidën ndaj Pogradecit”.

384781435 807705754693392 6446471777495222423 n

“Ilknur Aktas më herët ka qënë lojtare në kampionatin e femrave në Turqi, po ashtu pjesë e stafit teknik të Fenerbahces”, thuhet në njoftimin e klubit.

Trajnera Aktas ka folur për aventurën e saj në futbollin shqiptar.

“Me herët kam qenë një lojtare profesioniste në kampionatin turk si dhe trajnere e moshave dhe vajzave tek ekipi Fenerbahces”.

“Që në momentin e parë të ftesës dhe njohjes me projektin e presidentit Ali Kasa në radhët e Shkumbinit pranova të jem pjesë e tij. Për mua do të jetë një eksperiencë e veçantë për ngritjen sërish të këtij ekipi në majat e futbollit shqiptar”, ka thënë Atas. /Telegrafi/

telegrafi sport app