LAJMI I FUNDIT:

Klubi i Prodhuesve kundër Rregullores së Kuvendit Komunal në Ferizaj që dita e diell për bizneset të jetë pushim

Klubi i Prodhuesve kundër Rregullores së Kuvendit Komunal në Ferizaj që dita e diell për bizneset të jetë pushim

Klubi i Prodhuesve të Kosovës (KPK) reagon kundër propozimit të kuvendit komunal në Ferizaj për miratimin e Rregullores Komunale për përcaktimin e orarit të punës së veprimtarive afariste dhe veprimtarive të tjera në Komunën e Ferizajt.

Ku me anë të kësaj rregullore përfshihen të gjitha llojet e veprimtarive dhe përcaktohet orari i punës së tyre, duke vendosur që dita e diele të jetë pushim.

“Propozimi për të miratuar një rregullore të tillë nuk është aspak i mirëpritur nga bizneset që operojnë edhe të dielave, pasi që ky vendim në radhë të parë është në kundërshtim me ligjin e punës që ushtrohet në Republikën e Kosovës, e po ashtu kjo rregullore shkakton humbje të mëdha për bizneset. Humbje këto që do të reflektohen në uljen e kapaciteteve të prodhimit, dhe rrjedhimisht ndikon në vetë vendet e punës për këta punëtorë. Kjo rregullore do të ketë vetëm efekte negative dhe vështirëson klimën e të bërit biznes në vendin tonë, ku së pari do të preken investimet kapitale dhe do të krijohet rreziku që investitorët të mos e shohin qytetin e Ferizajt si të favorshëm për investim, pasi që ulet niveli i qarkullimit buxhetor dhe vëmendja mund të shkojë tek shtetet fqinje”, thuhet në njoftimin e KPK-së.


Në fund, Klubi thotë se, “para marrjes së vendimeve të tilla, është mirë që paraprakisht të konsultohet edhe sektori privat, ku do të merren parasysh edhe kërkesat e tij. Ku dihet që rritja dhe zhvillimi i sektorit privat është një nga komponentët esencial për zhvillimin e gjithëmbarshëm socio-ekonomik të vendit tonë”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Ekonomi
Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias  - gjithçka duket si një grabitje e madhe

Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias - gjithçka duket si një grabitje e madhe

Botë
Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Botë
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Kalo në kategori