LAJMI I FUNDIT:

Klubi i leximit në librarinë Dukagjini ju mirëpret edhe këtë fundjavë

Klubi i leximit në librarinë Dukagjini ju mirëpret edhe këtë fundjavë

Qytetit të Prishtinës iu rikthye klubi i leximit i organizuar nga Libraria Dukagjini, tani më në bashkëpunim me autorin Azem Deliu. Duke e marrë parasysh numrin e lexuesve si dhe të apasonuarit pas leximit dhe diskutimit të letërsisë në përgjithësi Libraria Dukagjini rifilloi sërish mbajtjen e takimeve të librit.

Qëllimi i këtij klubi të leximit është të lexojmë sa më shumë dhe të gjejmë kënaqësi tek letërsia në përgjithësi.

Takimi i parë për këtë periudhe është mbajtur me datën 13 qershor ku është diskutuar për veprën e Ismail Kadaresë “Kronikë në Gur”. U diskutua me plot përkushtim rreth personazheve, deve si dhe idetë e temat e shtjelluara në këtë libër.

Përderisa lexuesit takohen të ndajnë pasionin e tyre për librat dhe të diskutojnë rreth tyre, Libraria Dukagjini ka menduar qe çdo libër i cili caktohet për diskutim, anëtarët e këtij klubi të leximit mund ta blejnë librin me 25% zbritje. Kjo në mënyrë që secili nga anëtarët të kenë mundësi ta posedojnë dhe lexojnë librin e caktuar. Për më shumë, për të qenë të informuar rreth takimeve, diskutimeve të këtij klubi të leximit mund të kyçeni tek faqja ne rrjetin social Facebok- “Dukagjini Book Club”. Tek kjo faqe, secili nga ju mund te informohet për mënyrën se si mund të bëhet pjesë e klubit të leximit në Librarinë Dukagjini.

Takimi i radhës do të mbahet këtë fundjavë, ditën e shtunë me datë 27 qershor, në ora 17:00, ku do të diskutohet për librin “Siddharta” nga autori i njohur Herman Hesse. Secili nga ju është i mirëpritur që të bëhet pjesë e këtij takimi të radhës, qoftë për të diskutuar, ndarë përshtypjet e juaja rreth veprës apo edhe vetëm për të marrë informacione te ndryshme në përgjithësi.

Ju mirëpresim në shtëpinë e librit në Librarinë Dukagjini!

Artikull i sponzorizuar