Klubi i Karatesë "ARENA" Pejë organizon edicionin e 6-të të Shkollës Verore të Karatesë

Klubi i Karatesë "ARENA" Pejë njofton organizimin e Shkollës Verore të Karatesë 2025, edicioni i gjashtë me radhë i këtij programi tashmë tradicional, i cili mbetet i vetmi i këtij lloji në Kosovë, në trevat shqiptare dhe në rajon.
Shkolla verore, e cila për herë të parë u mbajt para gjashtë vitesh në Pejë, është ideuar dhe udhëhiqet nga Sensei Bajram Desku – trajner me përvojë të gjatë, gjyqtar dhe instruktor i njohur në nivel kombëtar dhe ballkanik.
📅 Periudha e zhvillimit: 1 – 30 Gusht 2025;
📍 Vendi: Salla e shkollës fillore “Dardania” – Pejë;
🕡 Orari i stërvitjeve: Të Hënën, të Mërkurën dhe të Premten nga ora 18:30.
Kush mund të marrë pjesë?
Të gjithë fëmijët, vajza dhe djem, të moshës 6 vjeç e lart, janë të mirëpritur të regjistrohen.
Ky aktivitet sportiv ofron një alternativë të shëndetshme dhe edukative për fëmijët, në kohën kur ndikimi i rrjeteve sociale dhe lojërave elektronike është bërë gjithnjë e më shqetësues për prindërit dhe shoqërinë.
Çfarë do të mësojnë pjesëmarrësit?
Fëmijët do të kenë mundësinë të përvetësojnë bazat dhe elementet kryesore të artit të karatesë nëpërmjet tri shtyllave themelore:
KIHON (teknikat bazë);
KUMITE (luftimi);
KATA (forma).
Në përfundim të programit, të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me Çertifikatë Pjesëmarrjeje.
📩 Për regjistrim dhe informata shtesë:
📧 Email: klubiiikaratesearena@gmail.com
📱 Instagram: @KlubiArena2013
📘 Facebook: Klubi i Karatesë Arena Pejë.























































