Në garën zyrtare “Shpresat e Kosovës”, të organizuar nga Federata e Karatesë së Kosovës, për grupmoshat 7–17 vjeç, garuesit e klubit të karatesë Arena shkëlqyen duke fituar gjithsej 9 medalje.

“Arena” arriti të fitojë gjithsej 9 medalje – 6 medalje argjendi me tituj nën-kampionësh dhe 3 medalje bronzi, duke u renditur si klubi më i masovik dhe më i suksesshëm nga qyteti i Pejës në këtë aktivitet.


Një veçanti ishte paraqitja e dy garuesve të rinj, Omerit dhe Noelës, të cilët vetëm pak muaj pasi iu bashkuan klubit dhe pas pjesëmarrjes në Shkollën Verore të Karatesë, arritën të shpallen nën-kampionë, duke dëshmuar potencialin dhe punën profesionale me gjeneratat e reja.


Drejtësinë në këtë garë e ndau me autoritet trajneri dhe referi i klubit, Sensei Bajram Desku, ndërsa sukseset e arritura u cilësuan si fryt i përkushtimit dhe profesionalizmit të trajnerëve.

Nga klubi u shprehën falënderime të veçanta për Sensei Nani (Miralem Bademoviq) për kujdesin ndaj nxënësve, si dhe për prindërit që mbështesin pa rezervë fëmijët e tyre.

Kryesia e klubit “Arena” uroi sportistët për suksese të mëtejshme si në rrugëtimin sportiv ashtu edhe në atë personal. /Telegrafi/

telegrafi sport app