LAJMI I FUNDIT:

Klubi i blerësve: Shkelja e ligjeve, për ilaçin që shpëton jetë

Klubi i blerësve: Shkelja e ligjeve, për ilaçin që shpëton jetë

Në vitin 2013, u zbulua ilaçi për hepatitin C. Ky ilaç do të mund të shpëtonte miliona jetë, por çmimi prej 40,000 deri në 84,000 dollarë për vetëm 84 pilula, e largon atë nga shumica e pacientëve. Por, në Indi, një version gjenerik i ilaçit të sipërpërmendur është i disponueshëm për më pak se 1,000 dollarë, transmeton Telegrafi.

Teksa me çmimin e lartë iu mohuan ilaçet për të cilat kishte nevojë, Greg Jefferys i sfidoi kompanitë farmaceutike amerikane që kanë patentën për hepatitin C, duke ngritur një rrjet global të furnizimin me ilaçin e versionit gjenerik.


Filmi dokumentar i postuar më poshtë, i realizuar nga ditorja prestigjioze angleze Guardian, e përshkruan solidaritetin global, që barnat që shpëtojnë jetë të jenë të qasshme për secilin: që nga Tasmania, ku Greg Jefferys vepron me një nga klubet më të mëdha në botë të blerësve të këtij ilaçi; India, ku furnizuesit bishtnojnë rregulloret e qeverisë për ta dërguar ilaçin në pothuajse çdo vend në botë; e deri në Suedi, ku një burrë është i vendosur të heq qafe këtë sëmundjen që ia kujton të kaluarën të cilën dëshiron të harrojë – si njëri nga grupi i madh qytetarëve të zakonshëm, që sfidojnë ligjet që i konsiderojnë të padrejta kur është fjala te shpëtimi i jetës. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!

“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!

Kulture
Binjaket magjepsëse dhe shkrimtarët e famshëm

Binjaket magjepsëse dhe shkrimtarët e famshëm

Kulture
KATËR GJËRA

KATËR GJËRA

Poezi
EZRA POUND

EZRA POUND

Poezi
DREJTËSIA!

DREJTËSIA!

Fjala+
DUART E NËNËS

DUART E NËNËS

Poezi
Kalo në kategori