Qeveria e Italisë pritet që të shtyjë ‘izolimin’ e qytetarëve deri më 3 maj, por duket se do të ketë përjashtime për disa.

Lojtarët e Serie A mund të kthehen në fushat e blerta para 3 majit, për t’i bërë disa teste fillestare, para rikthimit në stërvitje.


‘Sky Sport Italia’ shkruan se të gjitha skuadrat e Serie A pritet të kthehen në stërvitje më 3 maj.

GettyImages 1031131960

FIGC më herët ka marrë leje dhe një dokument nga qeveria ku tregohet se si duhet vepruar me lojtarët, pas rikthimit në seancat stërvitore.

Të gjithë lojtarët pritet t’i nënshtrohen disa testeve të mushkërive dhe zemrës, për të vërejtur nëse janë imun ose jo.

GettyImages 1206107872 1

Klubet iu kanë bërë kërkesë lojtarëve që të kthehen në Itali nga vendlindjet e tyre. /Telegrafi/

telegrafi sport app