Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se Alex Oxlade-Chamberlain mund të përshtatet në katër pozita. 

Lojtari erdhi nga Arsenali për 40 milionë funte duke u bërë njëri nga transferimet më të përfolura.


“Në sistemin që ne e luajmë aktualisht, ai mund të luajë në katër pozita”.

“Ai mund t’i luajë të dy rolet e numrit tetë, por mund t’i luajë edhe rolet e krahëve”.

“Ai është një futbollist mjaftë i mirë. Ai është i mirë në pjesë të ngushta. Shumë i mirë në hapësire. Driblues i mirë dhe pasues i mirë”.

“Duam ta kemi në fushë sa më shpejtë që është e mundur”, ka thënë Klopp.

Oxlade-Chamberlain mund të debutojë me Liverpoolin kundër Manchester City të shtunën. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app