Liverpool ka vuajtur shumë për ta fituar ndeshjen e pestë këtë edicion në Ligën Premier.

Kampioni në fuqi anglez ka triumfuar në Anfield ndaj West Ham United, me londinezët që kishin kaluar në epërsi në minutën e 10-të me Fornals.


Mohamed Salah shënoi nga penalltia në minutën e 42-të për t’i barazuar shifrat në 1-1, derisa fitoren Liverpoolit ia siguruan rezervistët.

0 GettyImages 1283223249

Xherdan Shaqiri dhe Diogo Jota u inkuadruan në minutën e 70-të, teksa kjo dyshe arriti golin pesë minuta para fundit të ndeshjes.

Ylli kosovar, Xherdan Shaqiri bëri një asistim fantastik për Jotan, i cili nga afërsia shënoi për 2-1.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp i ka lavdëruar dyshen e inkuadruar nga banka rezervë.

0 GettyImages 1283229467 Xherdan Shaqiri dhe Diogo Jota

“Nuk është i vështirë vendimi për t’i futur në lojë lojtarët s Jota e Shaqiri”, tha fillimisht Klopp.

“Ata janë stërvitur jashtëzakonisht shumë kohëve të fundit dhe janë në formë të mirë”, u shpreh trajneri gjerman.

Liverpool v West Ham United Premier League b866837a1037183841183829b6b20e3c Xherdan Shaqiri dhe Jurgen Klopp

Ndër tjera trajneri gjerman tha se është i kënaqur që kanë nënshkruar me Jotan dhe se nuk gjetën një blerës për Shaqirin, pasi kosovari me pasaportë zvicerane tani do t’i ndihmojë Liverpoolit për pjesën tjetër të sezonit. /Telegrafi/

telegrafi sport app