Klopp analizon kampionatin anglez, befasohet për të mirë nga dy skuadra

Jurgen Klopp ka analizuar disa nga skuadrat angleze se si po luajnë këtë edicion, duke veçuar Bournemouthin e Andoni Iraolas dhe Crystal Palacen e Oliver Glasnerit.
"Wow, po bëjnë mrekulli këto dy skuadra kur shoh tabelën, edhe pse nuk mund të përcjelli gjitha ndeshjet. Futbolli që shikoj është kryesisht i ekipeve të Red Bull. A ulem aty dhe them: ‘Çfarë është futbolli? Si po zhvillohet tani?’ Nuk është kjo ajo që po bëj vërtet", tha Klopp.
Tutje trajneri gjerman ka analizuar edhe Manchester Cityn dhe ish-skuadrën e tij Liverpoolin.

“City është në rrugën e kthimit, ata ndryshojnë pak. Trajnerët kanë nevojë edhe për këtë… një mënyrë të re për të parë gjërat për ta mbajtur të freskët".”
“Liverpooli po luan në një stil specifik, pra shumë, shumë mirë. Shumë i orientuar në sulm. A e marrin pak rrezikun e të qenit të ekspozuar? Kanë mënyra të ndryshme për të vepruar, më lejoni ta them kështu".
"Unë nuk jam papa i futbollit që u tregon njerëzve se çfarë të bëjnë. Të paktën jo jashtë botës së Red Bull", tha Klopp duke qeshur. /Telegrafi/



















































