LAJMI I FUNDIT:

KLMDNJ: Deputetët nuk kanë vullnet për zgjidhjen e krizës politike

KLMDNJ: Deputetët nuk kanë vullnet për zgjidhjen e krizës politike

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut (KLMDNJ), vlerëson se nuk ka vullnet serioz nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Në një komunikatë për media, KLMDNJ  ka theksuar se në vend është krijuar një mjedis ku shantazhimi është bërë një mjet legal për kundërshtimin e kandidatit për kryetar të Kuvendit dhe sigurimin e votave.

“KMDLNJ konsideron se opozita nuk ka të drejtë ta kushtëzojë votimin duke e kundërshtuar Kadri Veselin, sikur që as pozita nuk do të kishte të drejtë ta kushtëzonte votën kundër Albin Kurtit apo Avdullah Hotit si kandidatë të mundshëm për post të kryeministrit. Sigurisht se PAN , në rrethana të kushtëzimit dhe shantazhit për emrin e propozuar, nuk do të marrë pjesë në punën e seancës konstituive, sepse këtë të drejtë ia njeh Kushtetuta prandaj është krijuar një situatë bllokuese ku njëra palë e akuzon të tjetrën për bllokim të seancës”, thuhet në komunikatë.


Për më tepër, KMDLNJ konsideron se subjektet politike janë të pasinqerta, sepse po i fshehin qëllimet e vërteta përmes akuzimit të njëra-tjetrës për bllokim, e ai është se duan të shkojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

KMDLNJ më tutje thekson se është shumë e pamoralshme nga deputetët që menjëherë pasi u certifikuan – me ç’rast iu aktivizuan llogaritë e tyre bankare që marrin mjetet nga Kuvendi në emër të pagave – tash të luajnë një rol bllokues që dëmtojnë rëndë interesat e qytetarëve të Kosovës dhe shtetit të Kosovës.

Për këtë arsye KMDLNj propozon që deputetët e Kuvendit të Kosovës të mos kompensohen për punën e dëmshme që janë duke e bërë siç është bllokimi dhe paralizimi i jetës institucionale të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë

Kurti: Kemi nisur reforma të thella në sektorin e mbrojtjes dhe të sigurisë

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel

I caktohet një muaj paraburgim për policin që dyshohet se shkaktoi aksidentin me tre të vdekur në Çubrel

Drejtësi
Kalo në kategori