LAJMI I FUNDIT:

Klix: Serbia dërgon zarf me plumb në Parlamentin e Bosnjës

Klix: Serbia dërgon zarf me plumb në Parlamentin e Bosnjës

Zarfi që përmban një plumbi brenda tij, mbërriti në ndërtesën e Parlamentit të Bosnjës dhe Hercegovinës, shkruan portali Klix.ba.

Sipas informacioneve të para, zarfi mbërriti nga kryeqyteti serb dhe dërgesa u pranua në zyrën e Shërbimit të Përbashkët të Institucioneve të Bosnjës.

Adresa e marrësit është Parlamenti i Bosnjë dhe Hercegovinës, rruga ‘Sheshi BeH 1’, por nuk tregohet saktësisht se kush duhet ta merrte atë.


Policia ka nisur hetimin e rastit dhe të zbardhin se cili ishte “mesazhi” i dërgesës. /kp/Telegrafi/