LAJMI I FUNDIT:

Klitschko tregon se çfarë duhet të bëjë Zelensky në rast të ndonjë marrëveshjeje me Rusinë

Klitschko tregon se çfarë duhet të bëjë Zelensky në rast të ndonjë marrëveshjeje me Rusinë

Vitali Klitschko, kryebashkiaku i Kievit, tha se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fund mund të duhet të mbajë një referendum për çdo plan për t’i dhënë fund luftës, sidomos kur bëhet fjalë për “lëshim territoresh”.

“Zelensky ndoshta do të duhet të organizojë një referendum, nuk mendoj se ai mund të arrijë marrëveshje të tilla të dhimbshme dhe të rëndësishme vetë pa legjitimimin popullor”, ka thënë Klitschko, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Çdo skenar për një marrëveshje paqeje me presidentin rus Vladimir Putin do të përbënte sfida të mëdha për presidentin, tha Klitschko.


“Muajt e ardhshëm do të jenë shumë të vështirë për Volodymyr Zelensky. A duhet të vazhdojë luftën me vdekje dhe shkatërrime të reja apo të mendojë për një kompromis territorial me Putinin?”

“Dhe në këtë rast, çfarë presioni do të vijë nga Amerika nëse [Donald] Trump fiton?”.

“Dhe si t’ia shpjegojmë vendit se duhet të heqim dorë nga pjesët e territorit tonë?”.

“Çfarëdo hapi që ai të ndërmarrë, presidenti ynë rrezikon të kryejë vetëvrasje politike”.

Formimi i një qeverie të unitetit kombëtar, siç ndodhi në Izrael pas masakrave të Hamasit më 7 tetor, mund të jetë një mënyrë për të siguruar stabilitet, citohet të ketë thënë kryebashkiaku.

Megjithatë, ai nuk ishte i sigurt nëse presidenti Zelensky do të ishte i gatshëm të hiqte dorë nga pushteti i centralizuar që i ishte garantuar që kur ligji ushtarak hyri në fuqi pas fillimit të pushtimit të gjithanshëm rus më 24 shkurt 2022.

Klitschko dhe Zelensky janë rivalë politikë, me ish-kampionin botëror të boksit që përflitet se ka ambicie për t’u bërë president.

I pyetur nga Corriere della Sera për marrëdhënien e tyre, Klitschko tha: “Për të qenë i qartë, unë kam pasur gjithmonë marrëdhënie të mira me të, është ai që ka marrëdhënie të këqija me mua”.

Por Klitschko tha se e konsideron të pamend mbajtjen e zgjedhjeve në këtë pikë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Putin kamuflohet si ushtar, raportohet se ka vizituar Kurskun e pushtuar nga Ukraina

Evropa
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Australia
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Amerika
BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

BE-ja publikoi listën e produkteve, tarifa prej 25 për qind ndaj importit të SHBA-së

Amerika
Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Vazhdon përplasja tregtare SHBA-Kanada: Tarifa kanadeze do t'iu kushtojë amerikanëve mbi 20 miliardë dollarë

Amerika
Kalo në kategori