LAJMI I FUNDIT:

Klitschko paralajmëron rikthimin në boks, e do përballjen me Joshuan, Wilderin ose Furyn

Klitschko paralajmëron rikthimin në boks, e do përballjen me Joshuan, Wilderin ose Furyn

Wladimir Klitschko ka thënë se është i gatshëm që të rikthehet nga pensionimi, por ka kërkuar përballjen me boksierët më në formë aktualisht.

Ukrainasi u pensionua në gusht të vitit 2017, pasi humbi dy ndeshjet e fundit nga Tyson Fury dhe Anthony Joshua, duke marrë 64 fitore nga 69 meçe të zhvilluara.

Ai thuhet se po mbanë një shikim nga afër se çfarë po ndodhë në boks dhe ka paralajmëruar se e dëshiron rikthimin në boks.


“Le të ju jap një lajm të mirë dhe mund ta pëlqeni ose jo: Klitschko vs X (kujt dëshironi të boksoj)”, ka shkruar ukrainasi në llogarinë e tij në Twitter.

Në vend të X, Klitschko dëshiron që të jetë Wilder, Joshua ose Fury, por fansat e tij kanë vendosur se kush mund të jetë kundërshtari i tij i radhës.

Wladimir Klitschko paralajmëron rikthimin në boks
Lexo po ashtu Wladimir Klitschko paralajmëron rikthimin në boks

Fury ka marrë 14 mijë pëlqime nga tifozët për një përballje të mundshme ndaj ukrainasit, Joshua kishte 4.2 mijë pëlqime dhe Wilder me 5.2 mijë.

Joshua ditë më parë e fitoi rimeçin ndaj Andy Ruizit, derisa Wilder dhe Fury do ta kenë ripërballjen në shkurt të vitit 2020. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Milani merr vendim për të ardhmen e trajnerit Sergio Conceicao

Serie A
Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Vinicius flet edhe një herë për të ardhmen, duke i dërguar mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Edon Zhegrova gjithnjë e më afër Serie A - bisedime të avancuara mes palëve

Serie A
A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

A është hapur plotësisht gara për titullin e Serie A edhe për Juventusin – renditja kur kanë mbetur edhe 11 ndeshje

Serie A

"Nuk u ndjeva i tradhtuar, nuk kam ëndërruar kurrë" - Vinicius thyen heshtjen për Topin e Artë

La Liga
Për të mos e ndryshuar formacionin, Bastoni me një pozitë krejtësisht të re ndaj Feyenoord

Për të mos e ndryshuar formacionin, Bastoni me një pozitë krejtësisht të re ndaj Feyenoord

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori