LAJMI I FUNDIT:

Klinaku i OVL-UÇK-së: Deputetët mund ta ndryshojnë ligjin për Specialen, nëse nuk vetëdijesohen do t’i gjykojë historia

Klinaku i OVL-UÇK-së: Deputetët mund ta ndryshojnë ligjin për Specialen, nëse nuk vetëdijesohen do t’i gjykojë historia

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka thënë se Gjykata Speciale është politike e njëanshme, dhe e cila gjykon vetëm UÇK-në.

Klinaku ka deklaruar se për OVL-UÇK-në, Gjykata Speciale ka qenë gjithmonë politike, transmeton Telegrafi.


“Deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet ta kenë parasysh se për neve Gjykata Speciale gjithmonë ka qenë gjykatë politike, dhe kjo është bërë  e ditur nga ngritja e aktakuzave që kjo gjykatë i bën publike e që është në kundërshtim me vet rregullat e çdo gjykate. Pavarësisht se si e marrim ne iniciativën është mirë që deputetët e Kuvendit edhe një herë ta shqyrtojnë çështjen e Gjykatës.

Kjo Gjykatë është politike, e njëanshme, dhe gjykon vetëm UÇK-në, ne kemi kërku që Kosova ta ketë një Gjykatë vendore, dhe të ndiqen krimet që kanë ndodhur në Kosovë”, ka deklaruar ai në Debat Plus në RTV Dukagjini, përcjell Telegrafi.

Klinaku ka thënë se tani deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë mundësinë ta ndryshojnë ligjin për Gjykatën Speciale.

“Ta ndryshojnë ligjin, dhe të gjykohen të gjitha krimet që janë bërë në Kosovë, sepse krimet që i ka kryer Serbia nuk është duke i gjykuar askush. Deputetët mund të vetëdijesohen, nëse nuk duan të vetëdijesohen atëherë do t’i gjykojë historia për një të keqe që ia kanë sjellë Kosovës”, ka theksuar ai.

Klinaku ka thënë se është duke u gjykuar Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe jo individët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kalo në kategori