LAJMI I FUNDIT:

Klinaku: Nuk e kemi problemin me policët dhe ndërtesën e Kuvendit, por me qeveritarët e deputetët

Klinaku: Nuk e kemi problemin me policët dhe ndërtesën e Kuvendit, por me qeveritarët e deputetët

Sekretari i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, për protestën e nesërme të veteranëve të luftës, si shenjë e pakënaqësisë për mospërfshirjen e tyre në beneficionet e pagës minimale, ka thënë se i fton të gjithë që të jenë të qetë, sepse sipas tij, duhet të jetë një protestë paqësore

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klianku, ka thënë se protesta e 16 qershorit, e cila do të fillojë nga ora 9:30 para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, pritet të jetë protestë paqësore.


Në emisionin “Personale” të RTV DUKAGJINI, ai ka thënë se protesta e nesërme pritet që të jetë e qetë, sepse sipas tij, problemi nuk qëndron te policët dhe ndërtesa e Kuvendit, por problemi është me qeveritarët dhe deputetët.

“Nesër presim, dhe ftojmë që veteranët që protesta të jetë paqësore. Ne nuk kemi problem me policët dhe Kuvendin e Kosovës si ndërtesë, ne problemin e kemi me qeveritarë e deputetë”, ka thënë Klinaku.

Për protestën e nesërme, ai ka thënë se i fton të gjithë të jenë të qetë, por sipas tij, është e vështirë, sepse në protestën e kaluar, njerëzit kanë qenë të frustruar, pasi me këtë diskriminim, ata mbesin si raste sociale.

Për këtë protestë, ai ka thënë se deri më tash ka marrë mbështetje nga degët e organizatës së veteranëve të luftës, të cilat i ka në Kosovë.

Përveç kësaj, ai ka thënë se ka marrë mbështetje edhe nga partitë politike, si Partia Socialdemokrate e Kosovës(PSD), partia Nisma, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), nga Lëvizja për Bashkim.

“Ne protestën si organizatorë, jemi munduar që ta qetësojmë situatën, por njerëzit kanë qenë të frustuar, sepse është gjendje e rëndë, sepse do të mbesin si raste sociale”, ka thënë Klinaku për protestën e kaluar.

Ndër të tjera, ai ka thënë se në takimet e kaluara me kryeminstrin Kurti, është bërë kërkesë që të mos ndryshohet ky projektligj i pagës minimale, ku diskriminohen veteranët e luftës.

“Ju e dini që kemi pasur protestë edhe më herët, kemi pasur takim me Kurtin para se t’ia urojmë detyrën, takimin e dytë pas tri katër kërkesave me emaile, na ka ftuar pas 8 muajve, i kemi thënë që të mos preket ky ligj. Neni 16 parasheh që deri në kategorizimin përfundimtar të listës, vlen ligji bazik për pagën minimale”, ka shtuar Klinaku.

Sipas tij, për këtë projektligj nuk janë fajtorë Qeveritë e kaluara, sepse këtë pikë e kanë ndryshuar vetë Qeveria Kurti.

Sipas tij, veteranët janë kategori e dalë nga lufta, që konsiderohet si kategori ligjore që do duhej të merrnin pjesë në çdo ndryshim ligji.

Haradinaj apel veteranëve: Protestoni qetë e me dinjitet
Lexo po ashtu Haradinaj apel veteranëve: Protestoni qetë e me dinjitet

“Pra jemi kategori ligjore dhe do të duhej të merrnim pjesë për çdo ndryshim ligji, sepse është obligim i Qeverisë, normal që duhet të ketë pajtueshmëri nga ana jonë”, ka shtuar ai.

Në këtë emision, ai ka rrëfyer edhe për rolin e tij në UÇK, në bataljonin e parë të brigadës 142, në zonën operative të Shalës, si komandant i skuadrës.

“Momente krenarie kemi pasur shumë, po ashtu edhe momente dhimbje, kur kemi parë që nuk i kursenin as civilët. Kemi gjetur edhe të moshuar, që i kishin malltretuar. Momente krenarie kemi pasur shumë, për shkak të luftës që kemi bërë, kemi ndërtuar bunkere dhe kemi vendosur popullatën civile e shumë të tjera”, ka thënë Klinaku.

Ndërsa, i pyetur për disa nga figurat politike, ai ka thënë se Ibrahim Rugova është munduar të ndërkombëtarizojë si çështje Kosovën, por pushtuesi ka qenë i egër.

“Ka pasur qëndrime të mira për Kosovën, por disa qëndrime nuk i pasur të mira për UÇK-në, por i ka përmirësuar pastaj, por natyrisht që kanë qenë për të mirën e Kosovës, e të cilën nuk e vlerësoj unë, por historia”, ka shtuar ai.

Ndërsa, për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se kontributi i tij ka qenë i madh në luftë.

“Në konferencën e Rambujesë dhe në ndërtimin e shtetit të Kosovës, roli i tij ka qenë i madh, por edhe ky ka gabime politike”, ka thënë Klinaku.

Ndërsa për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se si kryeministër në pushtet ka ardhur me dhunë dhe me protesta, dhe se ai nuk duhet ta keqpërdorë besimin e qytetarëve.

“Sepse përderisa është në pushtet, duhet të mendojë për të gjithë, jo vetëm për dikë”, ka shtuar Klinaku.

Ai e ka përmbyllur mendimin e tij për Kurtin, duke thënë se “urojmë t’i realizojë premtimet e tij”.

Ndryshe, kalimi në lexim të parë i projektligjit për pagën minimale, në të cilën nuk parashihet nivelizimi i pensionit të veteranit në të, ka shtyer këta të fundit që të organizojnë një protestë gjithëpopullore më 16 qershor.

Nga kjo organizatë ka qenë e papranushme kalimi i këtij projektligji pa përfshirjen e tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori