Klina me rrethinë mbetet pa energji elektrike, KEDS thotë se po punojnë për ta sanuar problemin

Komuna e Klinës me rrethinë ka mbetur pa furnizim me energji elektrike.
Kështu ka bërë të ditur Kompania për Distribuim me Energji Elektrike, KEDS.
Përmes një njoftimi, KEDS sqaron se ndërprerja e energjisë ka ndodhur për shkak të një prishjeje në nënstacionin 110/10kV.
“Aktualisht po punohet në identifikimin dhe sanimin e shkakut të prishjes, gjë që mund të marrë kohë”.
“Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë atje dhe i sigurojmë se po punohet intensivisht në këtë Nënstacion në mënyrë që t’u kthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike sa më parë”, thuhet në njoftim./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/02/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































