Rap-artisti i njohur, Klepto, i është rikthyer muzikës me një projekt të ri muzikor.

"Ti" mban titullin kënga e tij më e re, e cila është ritmike dhe hip-hop.


Kënga është punuar nga Torch Music, gjersa tekstin e ka shkruar vet Klepto.

klepto2

"Ti" është vizualizuar edhe me një klip mjaft veror, xhirimet e të cilit janë kryer në bregdet.

Ana vizuale i është besuar produksionit FullMoon.

Klepto përndryshe njihet si një prej anëtarëve më të dashur nga publiku prej labelit T.B.A. /Telegrafi/