LAJMI I FUNDIT:

Klea Huta tregon për problemet që kishte me nuhatje edhe pas shërimit nga coronavirusi

Klea Huta tregon për problemet që kishte me nuhatje edhe pas shërimit nga coronavirusi
Foto: Instagram

Këngëtarja dhe njëherësh prezantuesja shqiptare, Klea Huta, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Si shumë nga të prekurit me COVID-19, ajo së fundmi po ashtu ka treguar përvojën e saj pas dy muajsh shërimi nga virusi.

Zeshkania tregon se pavarësisht që ka kaluar një kohë, akoma ka probleme me nuhatjen dhe shijen.


Foto: Instagram

Ky është shkrimi i plotë i Klea Hutës në një postim të ndarë në InstaStory:

“Para disa muajsh unë dhe familja ime kaluam COVID-19. Fatmirësisht e kaluam paq. Prej dy muajsh pata as 0% nuhatje sa mendova se nuk do të nuhasja kurrë më. Ishte e tmerrshme që nuk nuhasja dot as erën e tim biri dhe po çmendesha por kjo ishte e keqja më e vogël që po më ndodhte në krahasim me fatkeqësitë që kemi dëgjuar nga kjo sëmundje e tmerrshme.

Kur mendova që gjithçka po i rikthehej normalitetit dhe nuhatja mu rikthye diçka tjetër ndodhi.

Disa ushqime mua më duken sikur kanë të njëjtën aromë, konkretisht: Qepa, veza, pula, vera disa nga parfumet dhe nuk më kujtohet se çfarë tjetër. Më tjetërsohen aromat dhe kanë një aromë si benzinë ose fekale. Është e shpifur dhe realisht më ka kapur paniku nëse do mund t’i nuhas edhe njëherë ushqimet me aromën e tyre apo jo!.

Dua të ndaj dhe me ju këtë gjë për të kuptuar se çfarë po na ndodh”.

Foto: Instagram

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Magazina
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
E quajti femër të ulët, Xheneta për Gjestin: Ai ka qarë e ka vrapuar pas meje

E quajti femër të ulët, Xheneta për Gjestin: Ai ka qarë e ka vrapuar pas meje

Magazina
Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Magazina
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi

Magazina
Kalo në kategori