LAJMI I FUNDIT:

Klauzola në kontratën e Hazardit është aktive edhe pse u pensionua vitin e kaluar, ish-klubi i tij ende po fiton bonuse

Klauzola në kontratën e Hazardit është aktive edhe pse u pensionua vitin e kaluar, ish-klubi i tij ende po fiton bonuse

Dikur një nga futbollistët më të mirë, Eden Hazard i dha fund karrierës së tij si lojtar shtatë muaj më parë, por mediumi britanik The Telegraph ka sjell sot (e mërkurë) një lajm interesant.

Domethënë, edhe pse Hazard ka kohë që nuk luan futboll, belgu i solli një fitim prej 5 milionë funtesh Chelseat, klubit londinez me fanellën e të cilit dikur shkëlqeu.

Hazard njoftoi tërheqjen e tij nga futbolli në tetor 2023, por kontrata e transferimit të lojtarit midis Chelsea dhe Real Madrid mbeti e vlefshme për këtë sezon.


Në kontratë kishte një klauzolë për një bonus prej 5 milionë eurosh që Reali duhet t’i paguajë Chelseat nëse arrin në finalen e Ligës së Kampionëve këtë sezon dhe tani këto para do t’i paguhen Bluve të Londrës.

Hazard u transferua nga Chelsea te Real Madridi në verën e vitit 2019 për 115 milionë euro, dhe tashmë pesë milionë euro shtesë do t’u vijnë në ndihmë Bluve në mënyrë që të respektojnë rregullat e Fair Play Financiar që janë në fuqi në Ligën Premier.

Në Real Madrid, pas transferimit të madh, Hazard doli të ishte një dështim i madh, pasi kishte probleme të mëdha me lëndimet, kështu që gjatë katër viteve që ishte në Bernabeu, ai bëri vetëm 76 paraqitje, shënoi 7 gola dhe regjistroi 12 asistime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Ligat tjera
Ronaldo mbret i parave: Kryeson listën e 10 sportistëve më të paguar në botë!

Ronaldo mbret i parave: Kryeson listën e 10 sportistëve më të paguar në botë!

Ndërkombëtare
Kalo në kategori