LAJMI I FUNDIT:

Klauzola anti-Juventus dhe katër gjërat që karakterizojnë transferimin e Icardit te Paris Saint-Germain

Klauzola anti-Juventus dhe katër gjërat që karakterizojnë transferimin e Icardit te Paris Saint-Germain

Mauro Icardi ka kaluar përfundimisht nga Interi te Paris Saint-Germain, duke u bërë transferimi i parë i madh pas bllokimit nga pandemia e coronavitusit. 

Argjentinasi ishte në huazim në Parc des Princes, por shënoi 20 golat në 31 paraqitje, duke i bindur kampionët francez që ta blejnë kartonin e tij.

Duke u nisur nga rrethanat e pazakonta me të cilat përballet aktualisht bota, jo vetëm në sport, shumë përfundimeve mund të nxirren nga transferimi i Icardi.


MARCA ka zgjedhur pesë prej tyre të cilat ishin të rëndësishme.

1.Një rënie e çmimit prej 30 për qind

Kur PSG dhe Inter ranë dakord për huazimin e Mauro Icardit, marrëveshje për blerjen e tij ishte 70 milionë euro, që në atë kohë dukej një çmim i arsyeshëm.

Por vetëm nëntë muaj më pas lojtarit është shitur për 20 milionë euro më pak, me PSG-në që do të pagaujë 50 milionë euro, por që mund të rritet deri në 58 milionë euro përmes bonuseve.

2.Konfirmohet fuqia e PSG

Kur shumica e klubeve të mëdha të Evropës po shikojnë me kujdes afatin kalimtar, PSG janë në gjendje të hedhin 50 milionë euro që në start për një lojtar të vetëm.

Edhe pse ne ende nuk e dimë se si do të bëhet kjo pagesë – dhe mund të bëhet edhe me këste – por një gjë është e dukshme, PSG  janë në gjendje të bien dakord për një shumë të tillë dhe atë shumë shpejt.

3.Inter, Lautaro Martinez dhe Barcelona…

Shitja e Icardi nuk do të ketë ndikim në atë që do të ndodh me bashkatdhetarin e tij dhe ish-shokun e skuadrës, Lautaro Martinezin.

Sidoqoftë, kjo e forcon pozicionin e Interit në negociatat me Barcelonën dhe mund të kërkojnë mbylljen e klauzolës prej 111 milionë euro, që i bie refuzim i çdo oferte tjetër.

Nëse Lautaro shitet, Nerazzurrët do të ketë aq shumë para në bankë, sa që do të mund t’i shpenzojnë me mençuri për të gjetur një partner për Romelu Lukakun.

4.Edinson Cavani: Lojtar i lirë

Icardi, Neymar dhe Kylian Mbappe do të jenë treshja kryesore e sulmit te PSG në sezonin e ardhshëm, pasi edhe kontrata e Edinson Cavani përfundon në fund të qershorit.

Pavarësisht se është 33 vjeç, uruguaiani garanton shumë gola dhe mund të gjejë  klub të ri.

Atletico Madrid është i interesuar që nga vera, ndërsa klube të tjera që mund të bashkohen në garë janë edhe Interi dhe Newcastle United.

5.Bllokimi i Juventusit për Icardin

Interi kërkon t’i jap fund mbizotërimit të Juventusit për titull në Serie A dhe këtë vit ka qenë kërcënim, por më pak se Lazio që janë një pikë prapa “Zonjës së Vjetër”.

Ekipi i Antonio Conte është i treti me nëntë pikë larg, por një ndeshje më pak.

Juventus kishte provuar të nënshkruajë me Icardin kur ishte i qartë largimi nga “Giuseppe Meazza”.

Për të ndaluar që kjo të ndodhte, Inter kanë negociuar edhe një bonus prej 15 milionë eurosh me PSG-në, nëse lojtari shitet te Juventus para vitit 2024. /Telegrafi/