Klajvert dhe Irkenc Hyka sjellin këngën e re "Luj luj"

Artistët e njohur, Klajvert dhe Lorenc Hasrama, kanë lansuar sot (e premte) këngën e re.
“Luj luj” mban titullin bashkëpunimi i tyre, të cilin e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.
Teksti është shkruar nga ish-banori i Big Brother VIP Albania 2, kurse për muzikën u kujdes Irkenc Hyka.

Producimi ndërkaq u bë në studion e Unix me miksim dhe masterizim nga JoJo.

Videoja i është besuar produksionit të njohur, Magic Pro.

Irkenci këtë vit ka qenë në vëmendje të madhe pas pjesëmarrjes në edicionin e dytë të Big Brother.
I njëjti ndau me publikun disa histori nga jeta e karriera, për të cilat tutje u komentua mjaft shumë. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




























































