LAJMI I FUNDIT:

Kjo video tregon nga afër se si riciklohen iPhone-ët e vjetër

Kjo video tregon nga afër se si riciklohen iPhone-ët e vjetër

Në vitin 2018, Apple prezantoi “Daisy-n” – një robot i aftë për të çmontuar iPhone-at për të ricikluar pjesët e pajisjes.

Tani, falë YouTuber-es, Sara Dietschy, mund ta shohim nga afër çdo hap që Daisy bën për të çmontuar me kujdes një iPhone.

Dietschy u ftua të vizitonte një nga objektet e Apple në Teksas ku kompania riciklon pajisjet e saj. Roboti Daisy u zhvillua posaçërisht për të çmontuar iPhone-at dhe Apple kishte thënë më parë se makina është në gjendje të çmontojë deri në 200 iPhone në orë. Një robot i vetëm Daisy mund të riciklojë deri në 1.2 milion iPhone në vit.

Sapo një person vendos iPhone-in në makinë, ajo fillon vetë të nxjerrë të gjithë përbërësit nga pajisja. Daisy ka katër module të ndryshme për të ndarë pjesët e iPhone dhe materialet e tyre të ndryshme.

Moduli i parë është përgjegjës për heqjen e ekranit, derisa i dyti ndan baterinë nga pajisja. Meqenëse bateria është ngjitur në pjesën e pasme të iPhone, roboti përdor një “shpërthim të madh ajri vërtetë të ftohtë” për të liruar ngjitësit. Më pas, moduli i tretë heq vidhat nga telefoni.

Moduli katër, siç shpjegohet nga blogerja, i vendos të gjithë komponentët dhe pjesët në një rrip transportieri në mënyrë që njerëzit t’i ndajnë ato në kosha të mëdhenj. Ky proces është i rëndësishëm në mënyrë që Apple të mund të riciklojë metale dhe plastikë nga pajisjet e vjetra dhe t’i përdorë ato për të prodhuar të reja. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë përfitimet e përdoruesve të iPhone 12 nga sistemi i ri operativ iOS 17.4

Këto janë përfitimet e përdoruesve të iPhone 12 nga sistemi i ri operativ iOS 17.4

Teknologji
Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Teknologji
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Teknologji
Kompania për zhvillim softuerësh që synon shtrirjen në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut, Mrishaj jep detajet

Kompania për zhvillim softuerësh që synon shtrirjen në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut, Mrishaj jep detajet

Teknologji
Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Teknologji
Kalo në kategori