A e dinit se në Itali në vitin 2020, u ndërtua një veturë me një ulëse të vetme të vendosur në qendër — dhe u miratua për përdorim të ligjshëm në rrugë?

Tani Dallara po shitet në ankand nga RM Sotheby's me një vlerësim prej më shumë se 700,000 euro.


Vetura ka një histori të pazakontë.

Projekti u krijua gjatë COVID-19, në 2020. Giampaolo Dallara, me ndihmën e një grupi inxhinierësh të rinj dhe ekipit të projektimit, vendosi të sillte në jetë një veturë të re me një vend.

Nëse kjo veturë jashtëzakonisht e rrallë ju pëlqen, mund të bëni një ofertë më 25 prill.

Të ardhurat do të shkojnë për Fondacionin Caterina Dallara, i dedikuar vajzës së themeluesit të markës, e cila ndërroi jetë në vitin 2007. /Telegrafi/