Kjo recetë e thjeshtë dhe e shijshme përmban vlera ushqyese dhe vitale. Përgatitet shpejtë. Kujdesuni që ta provoni
Bajram Musliu
Shef kuzhine, “Panino”
Hikrra është një burim i mirë i proteinave, fibrave dhe energjisë. Nuk përmban gluten. Tretet lehtë, është përplot me vitamina dhe shumë veti tjera shëruese. Shpesh përdoret edhe si zëvendësim për oriz ose përgatitet si bollgur.
Orizi nuk është vetëm një ushqim i zakonshëm, por edhe shumë i shëndetshëm për trupin. Është i mbushur me nutrientë dhe fibra; gjithashtu nuk përmban gluten.
Spinaqi është perime e gjelbër e mrekullueshme që i takon grupit të ushqimeve me përbërje të shkëlqyeshme ushqyese, përplot me vitamina, dhe minerale të ndryshme. (Të gjitha perimet nuk përmbajnë gluten).
Nëse hani ushqime pa gluten, do ta mbroni trupin tuaj nga kjo proteinë, por edhe nga të gjithë aditivët kimikë që gjenden në shumicën e vakteve të gatshme.
Përbërësit:
• vaj ulliri – 5 lugë gjelle
• qepë – 1 kokë
• karota – 2 copë
• spinaq – 400 g, i ngrirë
• hikërr – 100 g (mund të bëhet edhe me oriz)
• kërpudha – 100 g
• supë me perime – 1 kub + 2 gota ujë
• piper i zi – një majë
• nenexhik i egër – 1 lugë gjelle
• kripë – 1/4 lugë çaji ose sipas shijes
Përgatitja:
Nxirrni spinaqin nga frigoriferi që të shkrihet pak.
Vendoseni një tigan të madh në pllakë shporeti në temperaturë të lartë.
Hidhni 5 lugë supe vaj ulliri apo vaj luledielli.
Ndërkohë grini imët një karotë, kërpudhat, qepët dhe hidhni në tigan që të fërgohen.
Pas disa minutave shtoni drejtpërdrejt spinaqin e pashkrirë në tigan me perime.
Përzieni në mënyrë të njëtrajtshme, mundeni ta rrotulloni copat e spinaqit nga të gjitha anët, në mënyrë që të shkrihen më shpejt. Ju merr mjaft kohë derisa të shkrihet.
Lani 100 g hikërr, unë përdor përafërsisht gjysmë filxhani.
Përzieni dhe shtoni hikrrën. Nëse dëshironi, mund të përdorni oriz në vend të hikrrës, por mbase do të duhej më shumë apo më pak ujë.
Hidhni një kub supe me perime.
Hidhni 2 gota ujë ose në përpjesëtim 2:1 me hikrrën.
Përziejini mirë, duke shpresuar që më në fund spinaqi të jetë shkrirë.
Kur hikrra dhe spinaqi fillojnë të ziejnë në tigan, zvogëloni nxehtësinë në nxehtësinë mesatare deri në mesatare të ulët.
Lëreni të ziejë për dhjetë minuta, duke e përzier herë pas here dhe monitoroni nëse hikrra ka thithur ujin.
Hidhni me gishta pak mente të egër, piper të zi sipas shijes, pak kripë dhe përziejini mirë.
Kur uji pothuajse të ketë avulluar, mund ta fikni sobën dhe ta lini hikrrën në tigan që të thithë pjesën tjetër të lëngut për 5-10 minuta të tjera.
Shërbejeni spinaqin me hikërr ose oriz në një tigan me një garniturë me domate të prera në feta ose të tjera sipas shijes tuaj.
Ju bëftë mirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ëmbëlsirë pa miell dhe sheqer: Desert shumë i mirë

Receta për gatimin e mishit të pulës në salcë toskane ka mbi tre milionë shikime!

Sallatë greke me sardele

Patate të pjekura me jogurt: Shtojcë që do ta bëni bashkë me çdo ushqim!

Drekë familjare për 5 minuta: Provojeni këtë recetë për pite. Do t’i lëpini gishtat!

Galetë milionerësh

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?