Sidomos për amvisat, por edhe për pjesëtarët e tjerë të familjes, kuzhina është vendi ku qëndrohet më shumë, sepse aty gatuhen receta të shijshme, familja ulet në tryezë për të shijuar vaktet, fëmijët luajnë me lodra e plot aktivitete të tjera
Ne duam praktikisht që kuzhina të jetë ambienti më i pastër në shtëpi, edhe pse dihet që ka plot baktere që gjenden në pajisje, në lavaman ku lahen frutat dhe perimet, ku vendoset mishi, etj.
Ekspertët thonë se ka një element në kuzhinë që me sa duket ka më shumë baktere se tualeti, kjo sipas Gareth Nye, drejtues programi për Shkencën Mjekësore në Mbretërinë e Bashkuar.
Ai thotë se elementi që ka më shumë baktere në kuzhinë është copa me të cilën fshihen enët.
Duke folur për këtë studim, doktori zbuloi se:
“90% e pjatave konsideroheshin të kontaminuara me baktere krahasuar me 20% të dorezave të larjes së tualetit”.
Mjekët sugjerojnë që të mos përdorni fare copë enësh, ose nëse e bëni të paktën pastrojini dhe ruajini siç duhet. Ato duhen pastrohen me detergjent antibakterial çdo dy ditë për të eliminuar mikrobet që grumbullohen aty. Ndërsa copa, duhet të ndërrohet disa herë brenda muajit.
Ai shtoi se, ideale do të ishte që njerëzit të kenë copa antibakteriale të dedikuara për të pastruar enët apo pjatat, sidomos pas përgatitjes së mishit.
Si të lani leckat për t’u siguruar që hiqni bakteret
Lani copat e enëve në rrobalarëse në temperaturën maksimale. Si fillim, duhet të kontrolloni përmbajtjen e fibrave të rrobave, pasi llojet sintetike nuk i rezistojnë temperaturave të larta. Hiqni çdo papastërti dhe ushqim më përpara.
Nëse i lani me dorë, sigurohuni që t’i lani mirë me sapun dhe t’i dezinfektoni, citon Anabel.
Në fund, mos harroni hekurosjen, e cila është më efektive për të dezinfektuar gjërat, pasi avulli vret bakteret në mënyrë të përsosur.
Kush e dinte! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nëse ju pëlqen të vishni vetëm rroba të zeza, ja çfarë thotë kjo për personalitetin tuaj

Gaforrja – Horoskopi vjetor për 2025: Fillimi i vitit sjell një fluks të mirë parash, këta dy muaj janë vendimtarë për avancimin në karrierë

Trajneri Arbër Peci sfidon mitet e fitnesit: "Coca-Cola" mund t’ju ndihmojë të humbni peshë
12 fakte të çuditshme dhe interesante për Presidentin Obama

Fjalori mortor: Rregullat me rastin e shprehjes së ngushëllimeve
20 fakte për Steve Jobs që do t’ju çudisin jo pak

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Bashkimi Evropian “72 orë përgatitje për luftë”: Ekspertët tregojnë se çfarë duhet të bëjë Shqipëria

Nesër vihet gurthemeli i megaprojektit të shoqatës "Jetimat e Ballkanit" - Qendër për Rehabilitim dhe Arsimim

Ndahet çifti shqiptar, grimeri Mario Dedivanoviç dhe balerini Kris Dalipi

Ledioni humb durimin ndaj Eglit, i bërtet teksa e thërret pa ndalur emrin e saj gjatë debatit me Rozanën

Skandali i VAR-it në ndeshjen e Barcelonës, ish-gjyqtari: Shqetësuese, joreale, e pabesueshme

Dikur një “qytet i artë”, sot i vjen era vdekje