LAJMI I FUNDIT:

Kjo është Xhisiela Maloku, vajza që trazoi politikën në Shqipëri (Foto-Video)

Kjo është Xhisiela Maloku, vajza që trazoi politikën në Shqipëri (Foto-Video)

Vajza që shihni në foto është Xhisiela Maloku, 25-vjeçarja që tashmë është kthyer në personazhin e ditës, si për kronikën por edhe për politikën.

Vajza nga Nikla e Fushë-Krujës, e cila prej gati 7 vitesh ishte në një lidhje me djalin e deputetit të PS-së Rrahman Rraja, denoncoi ish-të dashurin për dhunë dhe përndjekje, kallëzim që më pas u tërhoq nga vetë ajo.


Ndërkohë, Rexhep Rraja u arrestua dje me urdhër të prokurorisë, ndërsa akuzohet për përndjekje. Xhisiela, teksa në një intervistë televizive vendosi që të shfaqej me kurriz, sot ka thyer ‘rregullin’, ndërsa ka pranuar që të dalë publikisht, vetëm pak orë pasi policia e mori në mbrojtje.
Ajo do të flasë rreth ngjarjes në emisionin ‘Open’ të Eni Vasilit.

Ngjarja në fjalë u bë publike pas një denoncimi në faqen e ‘Facebook’-ut të ish-kryeministrit Berisha më 29 korrik. Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë erdhi dhe dëshmia e oficerit Emiljano Nuhu, i cili pohoi se kishte lënë Shqipërinë pasi ishte kërcënuar me jetë nga djali i Rrahman Rrajas. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Kalo në kategori