Urata Rama do të bëhet sportistja e parë që do të garojë për Kosovën në një Olimpiadë.


Në vitin historik për Kosovën, ku marrin pjesë tetë sportistë, shenjëtarja Rama do të garojë të shtunën më 6 gusht.

Urata do të paraqitet në garën me pushkë prej 10 metrave distancë, ndërsa do të garojë në ora 13:30 të ditës së shtunë.

Pas saj do të paraqitet çiklisti, Qëndrim Guri, i cili do të nis garën në ora 14:30. /Telegrafi/

telegrafi sport app