Telegrafi Maqedoni ka filluar të publikojë pasurinë e zyrtarëve të zgjedhur nga qytetarët shqiptarë në Maqedoni.
Këto tema do të jenë si pjesë e serisë me të cilën Telegrafi Maqedoni do publikojë në mënyrë transparente pasurinë e zyrtarëve të cilët vetë i kanë paraqitur pasuritë e tyre në Komisionin për Pengimin e Korrupsionit.
Si zyrtarë i katërt të cilit Telegrafi Maqedoni do t’ia publikojë pasurinë është shefi i kabinetit të Ali Ahmetit dhe deputet në kuvendin e Maqedonisë, Artan Grubi i cili pasurinë e tijë e ka paraqitur në këtë komision.
Zyrtarisht, Artan Grubi ka pasuri prej: 17.443.604 denarë apo në kundërvlerë me euro: 283.635 euro.
Duke e krahasuar pasurinë e Grubit me të kryetarit të tij, duket se Artan Grubi është 2.5 herë më i pasur se Ali Ahmeti.
Artan Grubi këtë pasuri e ka të ndarë në disa elemente, duke përfshirë këtu tre banesa, dy vetura dhe tre kartela kursimi në ”Stopanska Banka”.
Më poshtë, Telegrafi Maqedoni ju sjell në detaje pasurinë e shefit të kabinetit të Ali Ahmetit dhe deputetit në kuvendin e Maqedonisë, Artan Grubi.
-Banesë prej 115 metër katrorë që kap vlerën prej: 6.150.000 denarë apo në kundërvlerë me euro: 100.000 euro. Këtë banesë Grubi e ka blerë në vitin 2008 nëpërmjet një kontrate për shit-blerje.
-Banesë prej 90 metër katrorë që kap vlerën prej: 4.305.211 denarë apo në kundërvlerë prej 70.000 euro. Këtë banesë Grubi e ka blerë në vitin 1975 me një kontratë për shit-blerje.
-Banesë prej 90 metër katrorë që kap vlerën prej: 4.305.211 denarë apo në kundërvlerë prej 70.000 euro. Këtë banesë Grubi e ka blerë në vitin 2008 me një kontratë për shit-blerje.
-Veturë Audi A6 e viti 2007 që kushton 1.230.000 denarë apo 20.000 euro. Këtë veturë Grubi e ka blerë me një kontratë për shit-blerje.
-Veturë Citroën Xsara e vitit 2001 që kushton 184.500 denarë apo 3.000 euro. Edhe këtë veturë Grubi e ka blerë me një kontratë për shit-blerje.
-Kartela kursimi me deviza në euro prej 1.245.498 denarë apo në kundërvlerë me euro: 20.252 euro. Këtë pasuri Grubi nuk e ka paraqitur se si e ka fituar dhe nga ku e ka marr.
-Kartelë kursimi në denarë që kap vlerën e 23.184 denarë apo në kundërvlerë me euro: 376 euro.
Për këtë, Telegrafi Maqedoni ka kontaktuar me email dhe telefon me Artan Grubin rreth pasurisë së tij.
Ai u pyet nga Telegrafi Maqedoni për dy pyetje që në listën e pasurive nuk parashtrohen nga Komisioni për Pengimin e Korrupsionit:
1. A ka ndryshuar gjendja e pasurisë suaj nga momenti i publikimit? (Nëse po, na perditëso me informacione)
2. Si e keni arritur ju këtë pasuri?
Përgjigja e Grubit për pasurinë e tij është ”Që nga viti 1998 e gjer në vitin 2011 kam punuar për organizata dhe institucione të komunitetit ndërkombëtar në vend dhe jashtë, gjithnjë me të ardhura të larta mujore me standarde Evropiane dhe që tejkalojnë mesatarën në Maqedoni, të cilat më mundësuan që t’a kam mirëqenien normale familjare. Çdo gjë që posedoj, sa do e paktë të jetë në krahasim ndoshta me pritshmëritë, është arritur nga puna që kam bërë me komunitetin ndërkombëtar për afërsisht 14 vjet. Rroga e Deputetit është rroga më e ulët që e kam marrë ndonjëherë në jetë në krahasim me vendet e tjera të mia të punës. Ndërsa posedimet e mia, të vëllezërve dhe prindërve të mi, janë raportuar me rregull pranë Komisionit AntiKorrupcion dhe ndryshimi i vetëm gjatë mandatit tim dyvjeçar të Deputetit është zvogëlimi i kursimeve në llogarinë bankare gati se për 100%.” shkruan Artan Grubi
Telegrafi Maqedoni do të vazhdojë me publikimin e pasurive të zyrtarëve nga të gjithë partitë. E ardhshme është, kryetarja e komunës së Tetovës dhe nënkryetarja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Teuta Arifi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Sulm fizik ndaj grave e kanosje – disa raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/09/dhuna-familje-380x233.jpg)
Sulm fizik ndaj grave e kanosje – disa raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit
![Ia mori 600 euro për t’ia kaluar testin e patentë-shoferit, i dyshuari arrestohet në Gjilan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Arrestimet-e-Policise-ilustrim-foto-Ridvan-Slivova-4-380x233.jpg)
Ia mori 600 euro për t’ia kaluar testin e patentë-shoferit, i dyshuari arrestohet në Gjilan
![Të shtëna me armë zjarri nga një motoçikletë, Policia heton rastin në Prishtinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/te-shtena-me-arme-vlore-380x233.jpg)
Të shtëna me armë zjarri nga një motoçikletë, Policia heton rastin në Prishtinë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Valbon-Krasniqi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-6-e1739257242790-780x439.jpg)
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-780x439.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqzddddd-780x439.png)
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave
![Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vendvotim-prizren-zgjedhjet-parl-2025-1-780x439.jpg)
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht