LAJMI I FUNDIT:

Kjo është mënyra e vetme e vërtetë në të cilën ndrydhet puçrra

Kjo është mënyra e vetme e vërtetë në të cilën ndrydhet puçrra

Kur t’ju shfaqen aknet, zgjidhja më e mirë është që të shkoni te dermatologu.

Dermatologët zakonisht nuk i këshillojnë pacientët që vetë t’i rregullojnë puçrrat, por të shkojnë te eksperti.


Mirëpo, nëse patjetër duhet ta bëni vetë, ndiqni këto veprime në mënyrë që t’i ndrydhni në mënyrë të sigurt, transmeton Telegrafi.

E para, prisni që puçrra “të piqet”, përkatësisht të shfaqet maja e bardhë. Kjo është shenjë që qelbi është afër sipërfaqes, gjë që lehtëson eliminimin.

Pastaj, sterilizoni gjilpërën. Pastrojeni me alkool pjesën në të cilën gjendet puçrra. Kështu do të mbysni bakteret të cilat do të mund të përkeqësojnë infeksionin.

Përdorni gjilpërën për të shpuar majën e puçrrës, pastaj vendosni tampon pambuku afër puçrrës.

Butësisht ndrydheni duke përdorur tufere, assesi me duar mos e bëni këtë gjë.

Kujdes: shtrydhja e puçrrës mund të lërë vraga.

Dermatologët madje edhe nuk rekomandojnë që ta bëni këtë vetë. Nëse keni akne, konsultohuni me dermatologun për opsionet më të mira të shërimit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori