Stili i çrregullt nuk është i vështirë për t’u provuar, por nëse e dini se si ta bëni mirë, do të jetë shumë e lehtë për disa nga ju

Disa femra janë të frikësuara të veshin pulovër tepër të madh me funde, mendojnë se do t’i bëjë të duken të mëdha. Por ajo se çfarë duhet të dini është se stilit i çrregullt elegant ka të bëjë me balancën, transmeton Telegrafi.

Mund të vishni pulovër tepër të madh në çfarëdo lloj fundi, lëkurë, të gjatë ose të shkurtë. Por këtu është truku, nëse jeni e gjatë me trup, atëherë ju lejohet të stiloni atë me një pulovër, këpucë të rrafshët, ose këpucë me take shumë të vogël. Por nëse jeni e shkurtër me trup, atëherë kjo madhësi nuk është për ju.

Nëse doni të funksionojë, zgjidhni diçka që nuk është tepër e madhe dhe jo shumë e gjatë, gjithashtu do t’ju duhet ta kombinoni me take për ta balancuar.

Një mënyrë e mrekullueshme për të veshur pulovrat tepër të mëdhenj me funde është t’i vishni në mënyrë të çrregullt. Fusni një pjesë të vogël të pjesës së përparme të pulovrit në njërin skaj të fundit, do të duhet shumë bukur.

Shikoni më poshtë për të parë disa foto që do ju ndihmojnë të gjeni një mënyrë të preferuar për të veshur pulovrin tuaj.

/Telegrafi/