Pasi iu largua dhunës në Siri, Nivin u takua me Salim në Liban dhe pasi dy ranë në dashuri, çifti vendosi të ndërtojë një jetë të re në Tiranë, ku kanë ngritur një biznes.
De Gusto është një bar i njohur në qendrën tregtare të populluar vetëm disa metra nga Sheshi Skënderbej në Tiranë, që tërheq klientët me një shumëllojshmëri produktesh.
Përveç ekspresit dhe kapuçinos së mirë dhe pijeve të zakonshme, ai ofron çajin tradicional turk, ushqime të shpejta të shijshme dhe nargjile të llojeve të ndryshme.
Diversiteti i produkteve duket se reflekton trashëgiminë kombëtare të pronarëve të lokalit; Salim El Sheikh Youssef është një palestinez, gruaja e tij Nivin është siriane nga periferia e Damaskut, ndërsa djali i tyre tre muajsh është shqiptar nga lindja.
Historia e tyre e dashurisë filloi gjatë luftës në Siri.
Salim, i cili drejtonte një kompani makinash me qira në Homs, më në fund vendosi të largohej nga Siria në fillim të vitit 2013 dhe erdhi në Tiranë ku vëllai i tij më i madh kishte lidhje biznesi.
Nivin gjithashtu u largua nga Siria në 2013, kur babai i saj e këshilloi të largohej nga Damasku dhe të shkonte në Bejrut. Atje ajo u njoh me Salim, që kishte shkuar për një udhëtim biznesi në Liban. Ata ranë në dashuri dhe Salim e ftoi Nivin të vinte me të në Tiranë dhe të krijonin një jetë të re së bashku.
“Më pëlqen të udhëtoj dhe kur më propozoi të vija me të në Tiranë, thashë: përse jo?” kujton Nivin ndërsa tymos nargjile në barin e tyre.
Pasi erdhë në Tiranë ata hapën një bar në shtator 2014, i cili që atëherë ka tërhequr një numër klientësh besnikë.
“Vendndodhja është e mirë dhe ne jemi miqësor me klientët. Tani kemi kryesisht klientë të rregullt dhe biznesi po shkon mirë,” tha ai.
Dy vite më pas, ata të dy thonë se Tirana u ngjan si shtëpi, kryesisht falë faktit se ndjejnë se vendasit e respektojnë kulturën e tyre.
“Ndjej se kultura në Shqipëri ka disa ngjashmëri me kulturën tonë arabe. Ne patëm një kimi të menjëhershme me mënyrën e jetesës këtu. Njerëzit na respektuan dhe na kuptuan”, shpjegon Nivin.
Salim dhe Nivin gjithashtu filluan të mësojnë gjuhën dhe dy kamerierë shqiptarë janë në punësuar në barin e tyre për t’i ndihmuar.
“Zgjodha Shqipërinë ngaqqë për mua ishte e lehtë të merrja dokumenta pune dhe të krijoja një jetë me familjen time si imigrant i rregullt dhe jo si rëndesë për shtetin, siç po bëhen shumë refugjatë lufte për vendet europiane”, tha Salim
“Ne nuk e provuam aspak të kërkonim azil në një vend të Europës Perëndimore. besoj se në vendet si Suedia apo Danimarka do të kishim diferenca kulturore ndërsa këtu mund ta shprehim veten pa u gjykuar,” shtoi Nivin.
Në fakt, bari i tyre ka filluar të bëhet një pikë takimi për imigrantët nga Lindja e Mesme dhe vendet arabe, që jetojnë dhe punojnë në Tiranë. Gjuha arabe, shqiptare dhe anglishtja ndërveprojnë me aromën e duhanit duke krijuar një mjedis të këndshëm dhe unik.
Çifti ka vendosur që djali i tyre Omari të ketë shtetësi shqiptare, të cilën e ka fituar meqë ka lindur në Tiranë.
“Vendosëm që ai të jetë shqiptar ngaqë ne e duam shumë këtë vend”, tha Salim, pastaj shtoi “nga nga tjetër, me pasaportën e tij shqiptare, nuk do të ketë nevojë për vizë për të udhëtuar në Europë”.
Ndërsa jeta në Tiranë është e rehatshme, Nivin thotë se ajo trishtohet kur mendon për prindërit dhe tre motrat që kanë ngecur në Damask.
“Jam vazhdimisht e shqetësuar për jetën e tyre,” tha ajo. “Flas me ta nga interneti, megjithëse shërbimi këto kohë është bërë shumë i shtrenjtë”.
Megjithatë ajo çelet në fytyrë kur djali i saj Omari vjen i veshur si Babagjysh i Vitit të Ri dhe i ulet në prehër. Familja fillon të bisedojë në çështje më të lehta, si përgatitjet e tyre për festat e fundvitit. /Reporter.al/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mjetet nga kredia hungareze, ABM: Marrëveshjet me bankat do të nënshkruhen në përputhje me procedurat e tyre interne
FSK me bazë pranë Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc
Rreth 12 milionë dollarë do të humb Maqedonia e Veriut pas vendimit të Trump për ngrirjen e projekteve për ndihmë
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?