LAJMI I FUNDIT:

“Epokë e artë për Amerikën”: Trump u drejtohet mbështetësve në Florida duke pretenduar fitore

“Epokë e artë për Amerikën”: Trump u drejtohet mbështetësve në Florida duke pretenduar fitore

Donald Trump ka dalë në skenë në West Palm Beach në Florida me anëtarët e familjes duke përfshirë gruan Melania dhe djemtë Eric, Donald Trump Jr dhe Barron.

JD Vance është gjithashtu në skenë – ai dhe Trump u prezantuan si president dhe zëvendëspresident “të zgjedhur”.

Siç ka bërë për të gjitha tubimet e tij elektorale, Trump vazhdon me sloganin “God Bless the USA” nga Lee Greenwood.


Teksa ai flet, ka brohoritje “SHBA, SHBA”, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

“Dua t’ju ​​falënderoj shumë të gjithëve”, thotë ai, duke vlerësuar lëvizjen “e pabesueshme” MAGA.

“Sinqerisht, besoj se kjo ishte lëvizja më e mirë politike e të gjitha kohërave”, vazhdon ai, duke shtuar se do të shkojë në një nivel tjetër.

“Ne kemi një vend që ka shumë nevojë për ndihmë”, tha Trump duke premtuar se “do të rregullojë gjithçka”.

“Është e qartë se…kjo është një fitore politike”.

“Dua të falënderoj popullin amerikan për nderin e jashtëzakonshëm”, vazhdoi ai duke pretenduar fitoren.

Ai thotë se kjo do të jetë “me të vërtetë epoka e artë për Amerikën”.

Trump shton: “Çdo ditë do të luftoj për ju, me çdo frymëmarrje të vetme në trupin tim. Nuk do të pushoj derisa të kemi Amerikën e fortë, të sigurt dhe të begatë që fëmijët meritojnë. Dhe që e meritoni”.

Trump, i cili duket se do të fitojë zgjedhjet, thotë se fitorja do t’i lejojë republikanët “ta bëjnë Amerikën përsëri të madhe”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori