LAJMI I FUNDIT:

Kjo është e vërteta për ”Aleancën për shqiptarët”, sipas Ziadin Selës (Video)

Kjo është e vërteta për ”Aleancën për shqiptarët”, sipas Ziadin Selës (Video)

Fërkimet brenda partive në koalicionin ”Aleanca për shqiptarët” ka shkaktuar edhe ngritje të dilemave në mes shqiptarëve në Maqedoni se pse disa parti nuk mund të bashkëpunojnë në mes vete për qëllime të përbashkëta.

Ziadin Sela, lideri i LR-PDSH-së në emisionin Click Plus në TV21 ka treguar të vërtetën e tij rreth këtij bashkëpunimi që u ngjiz para zgjedhjeve të 11 dhjetorit të vitit të kaluar.

Sela mes tjerash ka thënë se Vesel Memedi nga RDK nuk ka qenë shkaktari që ka penguar bashkëpunimin me Lëvizjen Besa para zgjedhjeve, pasi sipas Selës, këtë gjë nuk ka mundur ta bëjë Memedi në kokën e tij pa mos e ditur edhe partitë tjera të Aleancës, shkruan Telegrafi Maqedoni.


Deklaratat e Memedit, Sela i ka quajtur si të ngutshme.

Sela ka treguar se ka pasur edhe më herët bisedime mes LR-PDSH-së, RDK-së dhe UNITETIT për të shkrirë partinë në një ombrellë që do të quhej Aleanca për shqiptarët.

Shkrirjen e partive, Sela e ka cilësuar si mendësi e mirë që së bashku të ju ndihmohen shqiptarëve në përgjithësi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Politikë
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Hargreaves thirrje Serbisë: Milan Radoiçiq me njerëzit e tij duhet të sillen para drejtësisë

Politikë
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme

"Nxitje dhe përçarje ndaj prokurorit e gjyqtarit, flet në gjykatë Arlind Manxhuka i Vetëvendosjes

Drejtësi
Kalo në kategori