LAJMI I FUNDIT:

Kjo duhet të jetë vrima më e vogël që ka “gëlltitur” një makinë të tërë ndonjëherë

Natyra ka aftësinë për të qenë edhe “e pamëshirshme” kur nuk e pret.

Dhe këtë, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, e tregojnë edhe disa pamje nga Ghatkopar West, Mumbai – Indi.

Siç edhe mund të shihet, aty tregohet një gropë e vogël që gëlltit një makinë në pak sekonda.

Është e paqartë nëse dikush ishte në automjet gjatë incidentit, por vihet re që dritat e frenave ishin ndezur.

Sipas raportimeve, zona e poshtme u përdor fillimisht si një pus uji.

“Vrima të tilla” janë një fenomen po aq i tmerrshëm dhe interesant, ku shkëmbi nën sipërfaqen e tokës mund të tretet natyrshëm nga ujërat nëntokësore që qarkullojnë nëpër të.

Për fat të keq, kjo nuk është hera e parë që shfaqen automjete që “gëlltiten” nga nëna natyrë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Derri po ndiqej nga tigri, por në fund të dy ranë në një pus me ujë – momenti i shpëtimit të tyre

Interesante
Shefi i kuzhinës bën petën më të hollë në botë të punuar me dorë

Fun
Porositi vegla pune në një dyqan të njohur online, por ato i vijnë vetëm në letër - bëhet virale historia

U largua mes zjarreve të fundit, banori i Los Anxhelosit u kthye në shtëpi për të gjetur “një mysafir interesant” në një nga hapësirat e saj

Rrugët 'vetë-shëruese' synojnë të zgjidhin krizën e gropave

Ishte thënë se macet vrasin 700 milionë zogj në vit, qeveria skoceze konfirmon se nuk do të ndalohen këto kafshë shtëpiake

Kalo në kategori