LAJMI I FUNDIT:

Kjo braziliane thotë se në 20 vitet e fundit ka pasur hiq më pak se 90 “operacione plastike”

Kjo braziliane thotë se në 20 vitet e fundit ka pasur hiq më pak se 90 “operacione plastike”

Jessica Alves ka publikuar një foto të rezultateve të fundit kozmetike të saj për fansat, pasi ishte futur në operacion në Azerbajxhan, duke insistuar se tani sytë e saj duken si të modeles Bella Hadid.

Tridhjetetetë vjeçarja, një personalitet i mediave, e cila ka shpenzuar më shumë se 1 milion euro në më shumë se 90 operacione përgjatë disa viteve, ka udhëtuar në Baku të Azerbajxhanit për t’u takuar me kirurgun plastik 35 vjeçar Dr. Mubariz Mammadli, për t’iu nënshtruar heqjes së dhjamit për konturimin e trupit me Bodytite dhe një endoskopie të ngritjes së fytyrës.


Ish-pjesëmarrësja e Big Brother vendosi që të përdor rrjetin social Instagram për të shpërndarë fotot e rezultateve të operacionit të “ngritjes” së fytyrës për 6.7 milionë ndjekësit e saj, dhe për Daily Mail ajo ekskluzivisht tha: “Kam pasur mbi 90 operacione plastike në 20 vitet e fundit, dhe shumë njerëz më shohin si një të varur ndaj këtyre operacioneve, përcjell Telegrafi.

“Por e vërteta është se unë jam një mashkull biologjik që është kthyer në femër, prandaj kërkohen shumë operacione që unë të jem ajo që jam sot”, deklaroi ajo.

“Jam shumë e fortë dhe e vendosur për të bërë çdo gjë që duhet vetëm që unë të jem e lumtur. Nuk ka asnjë ndjenjë më të mirë se kur zgjohesh në mëngjes dhe në pasqyrë e shikon atë grua që unë jam bërë sot falë kirurgëve që mendojnë për të ardhmen dhe novator nga e gjithë bota”, bëri të ditur Alves.

Jessica tutje tha “Javën tjetër i mbush 39 vite jetë, kështu që i dhurova vetes një heqje dhjami për konturimin e trupit me Bodytite dhe një ngritje fytyre me endoskopi. Dr. Mubariz e kreu procedurën inovative e cila do ta mbajë fytyrën time të freskët dhe të njëjtë në dukje për 15 vitet e ardhshme”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz

Interesante
Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Fun
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Fun
Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Disa fotografi “kundër stresit” që ndoshta duhet t'i shikoni pas një dite të vështirë

Fun
Menstruacioni i parë

Menstruacioni i parë

Kalo në kategori