LAJMI I FUNDIT:

Kiwi Prishtina – Veshje unike dhe këshilla rreth kombinimeve nga profesionistët e modës

Kiwi Prishtina – Veshje unike dhe këshilla rreth kombinimeve nga profesionistët e modës

Të jesh në hap me trendet e modës është diçka shumë e bukur, sidomos kur kjo mund të realizohet me veshje të cilat janë të qëndrueshme për një kohë më të gjatë.

I krijuar nga dy pronarë me pasion të madh për modën – të cilët e kanë kthyer atë edhe në profesion, Kiwi Prishtina ofron një eksperiencë të plotë gjatë blerjes.


Kiwi bazohet në shitjet online, por me lokacion në qendër të Prishtinës, konsumatorët mund ta vizitojnë lehtësisht dhe të shohin nga afër produktet që ofron kjo markë.


Pika kryesore në të cilën fokusohet Kiwi është moda e qëndrueshme, pra të gjitha veshjet janë të përzgjedhura me kujdes nga profesionistet e fushës – ku përveç rëndësisë së materialit si pikë kryesore, gjithmonë veshjet vijnë vetëm më një seri, duke i’u siguruar kështu që do të jeni plotësisht unike në zgjedhjet tuaja.

Si të vishemi në punë, ngjyrat e përshtatshme për tonet e ndryshme të trupit – këto e shumë të tjera i mësojmë me disa këshilla nga Kiwi Prishtina
Lexo po ashtu Si të vishemi në punë, ngjyrat e përshtatshme për tonet e ndryshme të trupit – këto e shumë të tjera i mësojmë me disa këshilla nga Kiwi Prishtina

Vesa Bucko është një nga pronaret e markës, e cila njëherësh është konsulente e modës dhe sigurohet që në çdo blerje nga klientët të jetë afër tyre dhe t’i dhuroj këshillat e duhura për kombinim të veshjeve – përveç kombinimeve që mund të krijohen nga veshjet e Kiwit, këshillat rreth asaj se çka i përshtatet konstruktit të një personi dhe të ngjashme do të jenë të vyera përgjithmonë si një ‘dhuratë’ nga Kiwi.

Blerjet online po rriten çdo ditë e më shumë duke bërë jetën e njerëzve më të lehtë në shumë drejtime. Porositë janë të shpejta, pa humbur kohë e mbi të gjitha me kosto më të ulët.

Tashmë nuk ka nevojë të rrini para gardërobës të mendoni se çka të zgjidhni, rasti më i mirë që e vërteton këtë është Kiwi Prishtina që sjell kombinime të veshjeve çdo ditë, dhe mund ta keni brenda 24 orëve atë përmes porosisë.

Të gjitha lajmet nga Modë
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Modë

Me një vizitë të thjeshtë në profilet e tyre në rrjete sociale bie ne sy mënyra unike e realizimit të videove për çdo veshje – kështu duke mos lënë hapësira për dyshime në cilësinë apo vërtetësinë e asaj që shfaqet përmes fotografive.


Pra, nëse dëshironi të bëni një blerje që ja vlen, me fokus kryesor te veshjet unike dhe të qëndrueshme – padyshim që Kiwi Prishtina është zgjidhja e duhur. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Shikojani burrit duart dhe kuptojeni nëse është duke ju tradhtuar

Në çift
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Bebja këtu
Paralajmërim: Bebet nuk bën të pinë ujë sepse është rrezik – një gjë është shumë më e mirë për zhvillimin e tyre

Paralajmërim: Bebet nuk bën të pinë ujë sepse është rrezik – një gjë është shumë më e mirë për zhvillimin e tyre

Këshilla për prindër
Vetëdisiplinë apo dëshirë: Çfarë duhet bërë për të pasur marrëdhënie të mira vjehrra dhe nusja

Vetëdisiplinë apo dëshirë: Çfarë duhet bërë për të pasur marrëdhënie të mira vjehrra dhe nusja

Këshilla dhe arsye
Si ta lehtësoni dhe mjekoni kapsllëkun te foshnjat dhe fëmijët

Si ta lehtësoni dhe mjekoni kapsllëkun te foshnjat dhe fëmijët

Këshilla për prindër
Kalo në kategori