LAJMI I FUNDIT:

Kishte ndihmuar në arrestimin e djalit të El Chapos, polici meksikan qëllohet me 155 plumba në parking  dhe atë në mes të ditës

Kishte ndihmuar në arrestimin e djalit të El Chapos, polici meksikan qëllohet me 155 plumba në parking  dhe atë në mes të ditës

Një polic meksikan që ishte pjesëtar i njësisë elitare dhe që kishte ndihmuar në arrestimin e të birit të Joaquin Guzman i njohur si El Chapo, është vrarë në mënyrën më brutale të mundshme në një parking, ku vetura në të cilën gjendej është qëlluar nga një breshëri plumbash – më saktësisht nga 155 sosh.

Sipas raportimeve të mediave meksikane, polici 30-vjeç i identifikuar vetëm si Eduardo, është vrarë para ndërtesës së një qendre tregtare në Kuliakan, transmeton Telegrafi.

Në Meksikë ndodhin afro 100 vrasje në ditë, Tijuana është qyteti më vdekjeprurës - mediat lokale vazhdimisht publikojnë "vrasje-metrin"
Lexo po ashtu Në Meksikë ndodhin afro 100 vrasje në ditë, Tijuana është qyteti më vdekjeprurës - mediat lokale vazhdimisht publikojnë "vrasje-metrin"

Ai gjatë muajit të kaluar kishte ndihmuar në kapjen e Ovidio Guzman, djalit të narko-bosit Joaquin Guzman i njohur si El Chapo. Megjithatë Ovidio ishte liruar menjëherë nga autoritet e sigurisë, për shkak të luftës së përgjakshme që ishte zhvilluar mes anëtarëve të kartelit të babait të tij dhe policisë meksikane.


Presidenti meksikan mbron vendimin për ta liruar djalin e El Chapos: Arrestimi i një krimineli, nuk ka më shumë vlerë se shpëtimi i shumë njerëzve
Lexo po ashtu Presidenti meksikan mbron vendimin për ta liruar djalin e El Chapos: Arrestimi i një krimineli, nuk ka më shumë vlerë se shpëtimi i shumë njerëzve

Viktima ishte pjesë e operacionit të nisur nga autoritetet meksikane për ta arrestuar të birin e El Chapos, që u ekstradua në Shtetet e Bashkuara. Ovidio ishte arrestuar gjatë 17 tetorit pas një beteje të përgjakshme mes policisë dhe pjesëtarëve të kartelit Sinaloa në qytetin Kuliakan.

E gjithë bota foli sesi El Chapo ishte arratisur nga burgu përmes një tuneli - për muaj të tërë kishte qëndruar i fshehur - ishte aktori i njohur holivudian që e "tradhtoi"
Lexo po ashtu E gjithë bota foli sesi El Chapo ishte arratisur nga burgu përmes një tuneli - për muaj të tërë kishte qëndruar i fshehur - ishte aktori i njohur holivudian që e "tradhtoi"

Në videon e filmuar nga kamerat e sigurisë të vendosura në shtyllat elektrike, shihet momenti kur një veturë me ngjyrë të kuqe përcjell atë me ngjyrë të bardhë në një parking, ku nga vetura e kuqe dalin dy persona të armatosur që pa u menduar dy herë shkrepin 155 plumba mbi veturën në të cilën gjendej polici.

Për ta kapur u deshën të zhvillohen luftime të ashpra mes forcave të sigurisë dhe kartelit Sinaloa, autoritet meksikane lirojnë djalin e El Chapos - për pak sa nuk u përgjak i tërë qyteti  
Lexo po ashtu Për ta kapur u deshën të zhvillohen luftime të ashpra mes forcave të sigurisë dhe kartelit Sinaloa, autoritet meksikane lirojnë djalin e El Chapos - për pak sa nuk u përgjak i tërë qyteti  

https://www.youtube.com/watch?v=C3XDN1-LoXE

Lufta për tunelet e El Chapos, karteli i tij nuk është shkatërruar - me këto tunele fitojnë miliarda dollarë
Lexo po ashtu Lufta për tunelet e El Chapos, karteli i tij nuk është shkatërruar - me këto tunele fitojnë miliarda dollarë

Siç raportojnë mediat meksikane, viktima ishte bërë anëtar i policisë nacionale në vitin 2013 dhe për herë të fundit është marrë me sigurimin e nënsekretarit për siguri publike, Carlos Albert Hernandez Leive. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Amerika
Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Evropa
Çfarë do të thotë për Ukrainën pezullimi i ndihmës ushtarake nga SHBA-ja?

Çfarë do të thotë për Ukrainën pezullimi i ndihmës ushtarake nga SHBA-ja?

Amerika
Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Amerika
Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Amerika
Si ndikon në industrinë e mbrojtjes amerikane, pezullimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën?

Si ndikon në industrinë e mbrojtjes amerikane, pezullimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën?

Amerika
Kalo në kategori