LAJMI I FUNDIT:

Kishte ndërruar jetë në spitalin e Gjakovës, familjarët dyshojnë për mos trajtim të duhur mjekësor

Kishte ndërruar jetë në spitalin e Gjakovës, familjarët dyshojnë për mos trajtim të duhur mjekësor
Foto: Arkiv

Një person i cili ishte duke u trajtuar në spital kishte ndërruar jetë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 18.11.2024 në spital rajonal të Gjakovës.

Tutje thuhet se familjarët dyshojnë se kjo kishte ardhur si pasojë e mos trajtimit adekuat mjekësor, ndërsa rasti është cilësuar si “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor dhe hetim i vdekjes”.


“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar në spital kishte ndërruar jetë. Familjarë dyshojnë se kjo kishte ardhur si pasojë e mos trajtimit adekuat mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/