LAJMI I FUNDIT:

I kishte borxh rreth 500 euro tatim shtetit, autoritetet në Angli ia marrin Lamborghinin

I kishte borxh rreth 500 euro tatim shtetit, autoritetet në Angli ia marrin Lamborghinin

Fundjavën e kaluar, policia “konfiskoi” një Lamborghini të shtrenjtë.

Ai është një Aventador SV me vlerë mbi 350,000 euro, i cili u konfiskua nga policia për shkak të një shkelje tatimore.

Oficerët e policisë me një BMW X5, duke patrulluar në rrugën në Isle of Wight, Angli, panë një Lamborghini Aventador SV të shtrenjtë.


Ata i thanë shoferit të qëndronte anash për të kontrolluar dokumentet, transmeton Telegrafi.

Së shpejti atyre iu desh të merrnin makinën.

Gjegjësisht, pronari i Aventador nuk ka paguar taksën që nga gushti i kaluar, siç raportohet nga Yahoo News, e cila është një shkelje serioze.

Për automjete më të shtrenjta se 40,000 euro, që padyshim përfshin këtë Lambo, pronari duhet të paguajë edhe 380 euro shtesë tatim në vit.

Kur gjithçka shtohet, pronari i kësaj Lamborghini kishte borxh rreth 500 euro.

Pronari tani do të duhet të paguajë të gjithë borxhin dhe gjobën dhe makina e tij do të kthehet pas konfirmimit të pagesës. /Telegrafi/