Ish-përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Kosovën, Pieter Feith, në 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës ka thënë se kishte pritshmëri më të mëdha për shtetin më të ri demokratik të krijuar në Ballkan.
Ai është shprehur se priste që elita politike të bëhej bashkë për të krijuar një plan afatgjatë dhe afatmesëm për ecurinë e Kosovës, e jo të kishin kaq shumë mosmarrëveshje mes tyre.
Sipas tij, tashmë Kosova do duhet të ndalet në tri pika kryesore në mënyrë që të ecë përpara, pika këto që kanë të bëjnë me unitetin politik, normalizimin e situatës pas luftës dhe mbajtjen pranë të aleatëve dhe miqve.
“Kisha pritshmëri të mëdha kur 16 vite më parë, u shpall pavarësia që bëri bashkë të gjitha forcat politike dhe liderët politikë për një qëllim të vetëm. Pika ime e parë është se fatkeqësisht nuk shikoj që shoqëria dhe elita politike të tregojnë unitet të mjaftueshëm për të ecur përpara”.
Feith ka thënë se nuk sheh vullnet politik për të rënë dakord mbi prioritetet e vendit.
“Mendoj se institucionet në Kosovë po funksionojnë mirë, por ajo që unë shpresoja është se liderët politikë do të bëheshin bashkë e do dilnin me një program të përbashkët për Kosovën në një plan afatgjatë dhe afatmesëm. Koha e shpenzuar me mosmarrëveshje mund të kishte qenë kohë e harxhuar në përfitim të Kosovës”, ka deklaruar ai në një intervistë për Euronews Albania.
“Pika e dytë, është se normalizimi i situatës pas luftës nuk është arritur plotësisht. Unë uroj që me marrëveshjen e Ohrit vitin e kaluar dhe me implementimin e programit të ndërmjetësuar nga Bashkimi evropian do të ndërmerren hapa pozitivë. Por këtu janë dy palë, Kosova nuk është e vetmja, realiteti është se në këto momente nuk po shikojmë mjaftueshëm hapa drejt pajtimit dhe pavarësia e Kosovës ende kontestohet nga Serbia, ky është një lloj zhgënjimi për mua”.
“Së treti, kemi një kontekst dramatik të zhvillimeve gjeopolitike, me influencën që vjen nga Rusia me luftën që po zhvillohet në Ukrainë që kërcënon të gjitha palët, gjë që do të thotë se duhet të jemi të qartë për këtë, se Kosova nuk është në top listën e prioriteteve të kancelarive ndërkombëtarë sikurse ishte 16 vite më parë. Ne po shikojmë edhe atë që po ndodh në Shtetet e Bashkuara. Zgjedhjet po afrohen dhe në pushtet mund të vijë Donald Trump”.
Sa për sanksionet ndaj Kosovës, ai ka thënë se janë të panevojshëm dhe duhet të hiqen, por “Qeveria e Kosovës duhet të veprojë”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/08/uckkk-780x439.png)
Veterani Adnan Hyseni i drejtohet OVL-UÇK-së me një letër: Nuk po më pëlqen bojkotimi i festimit të pavarësisë
![Nga protestat në Serbi te zgjedhjet në Kosovë dhe manipulimi i serbëve nga Vuçiq – Videnoviq flet për raportet mes dy vendeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ivan-videnovic-foto-ndnv-3-1024x569-1-780x439.jpg)
Nga protestat në Serbi te zgjedhjet në Kosovë dhe manipulimi i serbëve nga Vuçiq – Videnoviq flet për raportet mes dy vendeve
![Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480161701_1037071128456018_2246888718518334382_n-780x439.jpg)
Kishin hyrë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, dogana gjen mbi 500 kilogramë mjaltë në dy vetura
![Kurti takon shefin e diplomacisë turke: Turqia është partner dhe aleat i Kosovës me të cilin kemi marrëdhënie bilaterale të forta](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ZKP-ZKM-15-2-2025-7-e1739624976738-780x439.jpg)
Kurti takon shefin e diplomacisë turke: Turqia është partner dhe aleat i Kosovës me të cilin kemi marrëdhënie bilaterale të forta
![Vonohen pagesat e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2022/12/Bashkimi-Evropian-1-780x439.jpg)
Vonohen pagesat e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor
![Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_12-5-780x439.jpg)
Reagon Veliaj: Djali im jetim, me urdhër prokurori dhe vendim gjykate
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/bebe-780x439.jpg)
Pas përhapjes së fotografive në gjendje jo të mirë shëndetësore, Bebe Rexha reagon ashpër në Instagram: As e sëmurë nuk mund të jesh në paqe
![Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/e4b3e67c-dbb2-4803-b7b0-d1371debac6c-780x439.jpg)
Koloneli shqiptar, pjesë e qeverisë së re në Siri: Kosova e kërkoi njohjen, por nga niveli shumë i ulët
![Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/usyk-780x439.jpeg)
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli-gjesti-1-780x439.png)
"Me mua asnjëherë nuk ka pasur lojë" - Pas injorimit, Egli ende beson në sinqeritetin e Gjestit
![Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fury-780x439.png)
Tyson Fury ka filluar një 'punë të re' disa javë pasi u pensionua nga boksi
![Kosova pa 193 njohjet e premtuara](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/281289382_741900460152277_3996124371227527709_n-780x439.png)
Kosova pa 193 njohjet e premtuara