LAJMI I FUNDIT:

Kirurgët në QKUK s’e ndalin grevën, duan rritje pagash

Kirurgët në QKUK s’e ndalin grevën, duan rritje pagash

Mjekët kirurgë të cilët të hënën kishin nisur grevë 24 orësh, kanë paralajmëruar se të premten do të vazhdojnë me grevën deri të plotësimi i kërkesave të tyre.

“Duam të ju informojmë se nga data 17.12.2018, Kolegjiumet Profesionale të Kirurgeve të QKUK-së, duke parë neglizhencën e premtimeve të dhëna kohe më parë për të pezulluar grevën, detyrohemi të rifillojmë grevën me kërkesën e njëjtë dhe të vetme.


Ata thonë se kërkesa e tyre është e qartë e vetme dhe e panegociushme, “rritjen e pagave të mjekëve”.

“Ftojmë të gjithë akterët politike dhe udhëheqës të vetëdijesohen për gjendjen e rëndë të specialistëve si pasuri Kombëtare dhe aset që nuk mund të neglizhohet”, kanë thënë përmes një njoftimi.

Ndërkaq, Ambulancat Specialistike të Kirurgjisë këtë të enjte nuk kanë ofruar asnjë shërbim ambulator për pacientët.

Gjendje e njëjtë ka qenë në edhe në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale, në Kirurgjinë e Fëmijëve, atë Torakale, Vaskulare , Urologjike, Plastike, ORL-së, Ortopedike, Anestezionit, Neurokirurgjisë./Telegrafi.