LAJMI I FUNDIT:

Kirurgët amerikanë transplantojnë një zemër derri në një njeri – në operacionin e parë të këtij lloji

Kirurgët amerikanë transplantojnë një zemër derri në një njeri – në operacionin e parë të këtij lloji

Mjekët në Baltimore kanë transplantuar një zemër derri të modifikuar gjenetikisht te një pacient, në një përpjekje të fundit për të shpëtuar jetën e tij.

Dhe tri ditë më vonë, sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, David Bennett, 57 vjeç, thuhet se po shërohet dhe po ecën mirë pas procedurës nëntë-orëshe.


Ekspertët thonë se është shumë herët për të ditur nëse operacioni me të vërtetë do të funksionojë, por ai shënon një hap përpara në përpjekjen prej dekadash për të përdorur një ditë organet e kafshëve për transplante që shpëtojnë jetën e njerëzve.

Bennett po merr frymë vetë pa një ventilator, por ende po përdor një makinë oksigjenimi me membranë ekstrakorporale (ECMO) që ndihmon në pompimin e gjakut në të gjithë trupin e tij.

Mjekët shpresojnë ta heqin atë ngadalë nga pajisja.

Mjekët në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Maryland-it thonë se transplanti tregoi se një zemër nga një kafshë e modifikuar gjenetikisht mund të funksionojë në trupin e njeriut pa refuzim të menjëhershëm.

Siç thuhet më tej, Bennett e dinte se nuk kishte asnjë garanci se eksperimenti do të funksiononte, por ai po vdiste, i papërshtatshëm për një transplant të zemrës njerëzore dhe nuk kishte asnjë alternativë tjetër, tha djali i tij për Associated Press.

“Ose të vdisje ose të bëje këtë transplant”, tha Bennett, një ditë para operacionit, sipas një deklarate të dhënë nga Shkolla e Mjekësisë e Universitetit të Maryland.

“Une dua te jetoj. E di që është një goditje në errësirë, por është zgjedhja ime e fundit”.

Dr. Bartley Griffith, drejtor i programit të transplantit kardiak në qendrën mjekësore, i cili kreu operacionin, tha se ai fillimisht shqyrtoi trajtimin eksperimental në mes të dhjetorit.

Bennett, i cili i ka kaluar disa muajt e fundit i shtrirë në shtrat në një aparat bypass-i zemër-mushkëri, tha: “Mezi pres të ngrihem nga shtrati pasi të shërohem”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

Azia
Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori