Pas përfundimit të moratoriumit njëvjeçar, të nënshkruar në kuadër të Marrëveshjes së Washingtonit më 4 shtator 2020, që ndalonte aplikimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe fushatën për çnjohjen e shtetit të Kosovës nga Serbia, Rusia është duke e ndihmuar këtë të fundit në fushatën kundër njohjeve të reja.
Kështu u tha në një konferencë për media me rastin e publikimit të raportit “Observeri i Kosovës – Lufta Diplomatike Ruse dhe Dezinformimi Medial, 1 qershor-15 gusht 2021“, prezantuar nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), duke iu bë thirrje institucioneve të vendit që të bashkohen në luftën kundër propagandës ruse.
Drejtori ekzekutiv i KIPRED-it, Lulzim Peci është shprehur se Kosova nuk ka politikë për reagim karshi propagandës ruse, duke apeluar që Presidenca dhe Qeveria duhet të angazhohen kundër narratives ruse dhe serbe ndaj shtetësisë së Kosovës.
“Aktualisht vendi ynë gjendet në një moment shumë të rëndësishëm në luftën diplomatike të Rusisë kundër Kosovës. Ky momentum është krijuar pas përfundimit të marrëveshjes për moratorium të Kosovës për të aplikuar për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare dhe të fushatës së Serbisë për çnjohjen e Kosovës, ku kjo përputhet me hapjen e Sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Ky moment mund të shfrytëzohet nga Serbia për të punuar bashkërisht me Rusinë për të zbatuar fushatën agresive për çnjohjen e Kosovës gjatë zhvillimit të këtij sesioni dhe menjëherë pas tij”, tha Peci në konferencën për medie, përcjell Telegrafi.
Ai ka shtuar se Kosova duhet t’iu drejtohet anëtareve të OKB-së me një dokument që i kundërvihet narrativeve serbe dhe ruse.
“Është e domosdoshme që qeveria e Kosovës ta shfrytëzojë këtë rast dhe t’iu drejtohet anëtarëve të OKB-së me një dokument të përshtatshëm që iu kundërvihet narrativeve ruse dhe serbe kundër shtetësisë dhe sovraniteti të Kosovës. Gjithashtu, është rast i mirë që të bëjë fushatë edhe për njohje të mëtejshme, mirëpo kjo fushatë vështirë që mund të funksionojë pa përkrahjen e aleatëve tonë dhe këtë e di nga përvoja kur kam qenë ambasador”, ka shtuar Peci.
Peci gjatë prezantimit të të gjeturave të raportit tha se, Rusia karshi Serbisë po krijon narrativë që e strukturojnë luftën diplomatike e që janë të shoqëruara me dezinformata të botuara nga mediet e përzgjedhura.
Sipas KIPRED-it, nga 500 lajmet e publikuara, 96 prej tyre kishin përmbajtje me dezinformata, ku numri më i madh i tyre vjen nga Sputnik Serbia.
Po ashtu, raporti thotë se përqendrimi kryesor i përmbajtjeve të lajmeve të botuara nga mediet ruse ka pasur të bëjë me rrënimin e themeleve të shtetësisë së Kosovës, ndryshimi i narrativeve të luftës dhe të krimeve të luftës në ish-Jugosllavi, rrënimi i kredibilitetit të angazhimit Perëndimor në shtet-ndërtimin në Kosovë dhe në dialogun Prishtinë-Beograd dhe paraqitja e komunitetit serb dhe e Kishës Ortodoske Serbe në Kosovë si të shtypura dhe të kërcënuara.
Ky raport ka analizuar deklaratat publike, konferencat për shtyp, artikujt dhe dokumentet e tjera të botuara në ueb-faqet e Kremlinit, të Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, të Misionit të Përhershëm Rus në Kombet e Bashkuara, të Misionit të Përhershëm të Rusisë në OSBE, të Përfaqësimit të Përhershëm rus në Këshillin e Evropës dhe të Ambasadës ruse në Serbi, e që janë zëdhënësit kyç në luftën diplomatike ruse kundër Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tripunovski: Së shpejti do të shpallet thirrja për blerjen e rreth 3.000 tonëve oriz të papërpunuar, rezervat shtetërore të mbushen me produkte vendore

I djegin 400 trupa me arra dhe i dëmtojnë sistemin e ujitjes – policia nis hetimet

Sulmoi policin shkaku i shqiptimit të një gjobe – arrestohet i dyshuari në Istog

Rikthehen për dy muaj kontrollet në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Shqiptarët kanë konsumin më të lartë të kokainës në Evropë, sipas sondazhit të EUDA-s

Mark Rutte nesër viziton Kosovën - takohet me Osmanin e Kurtin

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa