LAJMI I FUNDIT:

Kini kujdes në atë që shkarkoni: Një virus i ri sulmon Android dhe vjedh detajet e bankës

Kini kujdes në atë që shkarkoni: Një virus i ri sulmon Android dhe vjedh detajet e bankës

Të gjithë ata që përdorin sistemin operativ Android e dinë se sa e rrezikshme është të instaloni aplikacione që nuk vijnë nga dyqani zyrtar i Google Play.

Reklama

Virusi i ri që sulmon aplikacionet Android quhet BlackRock dhe sipas raporteve nga kompania e sigurisë në internet Threat Fabric, e para që goditi të dhënat bankare të përdoruesve shkruan ZDnet, transmeton Telegrafi.

Më shumë se 300 aplikacione janë të ndjeshme ndaj virusit të BlackRock, dhe në mesin e tyre janë edhe disa nga ato të njohura – Gmail, Facebook dhe Tinder.

Përveç informacionit standard në lidhje me kontaktet dhe llogaritë tuaja, ai sulmon gjithashtu të dhënat e hyrjes në e-banking, si dhe numrat e kartave të kreditit.

Kur shkarkoni një aplikacion të infektuar me programin BlackRock, do t’ju kërkojë leje për të hyrë në pjesë të ndryshme të pajisjes tuaj, dhe nëse e aprovoni, do të jetë në gjendje të marrë dhe dërgojë mesazhe për ju, të nisë aplikacione dhe madje të bllokojë dhe zhbllokojë telefonin tuaj.

Ky virus, të paktën tani për tani, nuk është gjetur në dyqanin zyrtar të Google Play, por në vendet ku shkarkohen “aplikacionet e palëve të treta”.

Këshilla më e mirë në raste të tilla është të lexoni rishikimet me kujdes kur shkarkoni një aplikacion dhe t’i kushtoni vëmendje të plotë autorizimeve që ju jepni. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Dizajni i Samsung Galaxy S24 Ultra u zbulua përmes renderëve të CAD

Dizajni i Samsung Galaxy S24 Ultra u zbulua përmes renderëve të CAD

Teknologji
Imazhet e Samsung Galaxy S24 zbulojnë dizajnin e sheshtë

Imazhet e Samsung Galaxy S24 zbulojnë dizajnin e sheshtë

Teknologji
Netflix mbyll biznesin të dhënies me qira të DVD-ve, duke shënuar fundin e epokës së ‘zarfeve të kuqe’

Netflix mbyll biznesin të dhënies me qira të DVD-ve, duke shënuar fundin e epokës së ‘zarfeve të kuqe’

Teknologji
Muzeu i Nju Jorkut është duke ndërtuar aparatin e lojës 'Donkey Kong' më të madh në botë

Muzeu i Nju Jorkut është duke ndërtuar aparatin e lojës 'Donkey Kong' më të madh në botë

Lojëra
Lansohet Shqip.ai - transkriptim me Inteligjencë Artificiale për gjuhën shqipe

Lansohet Shqip.ai - transkriptim me Inteligjencë Artificiale për gjuhën shqipe

Teknologji
Pas ndarjes me FIFA-n, Electronic Arts prezanton video-lojën e re të futbollit 'FC 24'

Pas ndarjes me FIFA-n, Electronic Arts prezanton video-lojën e re të futbollit 'FC 24'

Lojëra
Kalo në kategori